Sulmuesi Luuk de Jong feston pasi shënoi gjatë ndeshjes kundër Sparta Rotterdam

Sport

Vetëm një pikë më shumë se Ajax, PSV shpallet kampion i Holandës në javën e fundit të sezonit

18 Maj, 17:25| Përditesimi: 18 Maj, 17:26

  • Share

PSV Eindhoven është kurorëzuar kampion në kampionatit holandez 'Eredivisie' për herë të 26-të në histori, me vetëm një pikë më shumë se Ajax (78), duke mbrojtur kështu titullin kampion. Gjithçka ndodhi pas fitores 3-1 ndaj Sparta Rotterdam këtë të dielë (18 maj) në raundin e 34-t dhe të fundit të sezonit. Skuadra nga Eindhoven fitoi 25 nga 34 ndeshjet e kampionatit duke pësuar pesë humbje gjatë gjithë sezonit.

Fitorja e fundit ndaj Spartës 'vulosi' përfundimisht titullin, ndërkohë që rivalët e tyre të përjetshëm, Ajax, shpërdoruan një epërsi prej 9 pikësh me ecuri dramatike në fazën përmbyllëse të sezonit. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Twente në javën e fundit, Ajax humbi titullin pas një barazimi 1-1 në minutën e 99-të kundër Groningen në ndeshjen parafundit, një barazim që i kushtoi titullin e 37-të në historinë e klubit.

Skuadra e drejtuar nga Peter Bosz siguroi titullin e 13-të që nga viti 2000, të paktën katër më shumë se çdo skuadër tjetër në Holandë, me Ajax që numëron nëntë tituj në të njëjtën periudhë.

Sezoni nuk nisi mbarë për PSV, që fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e para. Por një fitore vendimtare 2-1 ndaj Heerenveen riktheu ekipin në rrugën e duhur, duke çuar në një fund spektakolar të kampionatit ku fituan 9 nga 10 ndeshjet e fundit.

Me 103 gola të shënuar gjatë sezonit, PSV tregoi një sulm të frikshëm. Plot 15 lojtarë kontribuan me gola dhe tetë prej tyre shënuan të paktën tetë herë.

Luuk de Jong (13 gola)

Noa Lang (11)

Ricardo Pepi (11)

Malik Tillman (11)

Guus Til (10)

Ismael Saibari (10)

Johan Bakayoko (9)

Ivan Perisic (9)

Ky është titulli i katërt që PSV arrin të mbrojë këtë shekull, pas titujve të dyfishtë në vitet 2000-2001, serisë fituese 2005-2008 dhe suksesit të dyfishtë në  vitet 2015 dhe 2016. Interesant është fakti që edhe në sezonin 2016, Ajax kishte dominim të qartë por humbi gjithçka në ndeshjen e fundit, një paralelizëm i fortë me këtë vit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?