Foto ilustruese

Ulja e temperaturave 'shuan' zjarret në vend, vetëm një vatër aktive në 24 orët e fundit! Izolohen 19 prej tyre

13 Gusht 2022, 09:25| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 09:36

  • Share

Ulja e temperaturave ka ndikuar në përshpejtimit të procesit për shuarjen e flakëve. Aktualisht, në 24 orët e fundit janë  raportuar 20 vatra aktive nga të cilat janë fikur 19 prej tyre.

E vetmja vatër aktive është në fshatin Shetaj të Durrësit i cili sipas njoftimit të Emergjencave Civile vijon të jetë aktiv or me intensitet të ulët.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar vatrat

  • në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;
  • në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;
  • tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;
  • në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;
  • në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;
  • në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;
  • në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;
  • në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;
  • në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;
  • në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;
  • në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;
  • në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;
  • në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;
  • në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;
  • në fshatin Otllak, bashkia Berat;
  • në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;
  • në fshatin Kozare, Kuçovë;
  • në fshatin Momël, bashkia Kavajë;
  • në fshatin Floq, bashkia Fier;

Aktualisht vatër aktive është në fshatin Shetaj në Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Në përditësim... 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?