LEZHË- Nga kjo e premte, dy qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë gati për të pritur kontigjientin e parë të emigranteve. Nuk ka ende një datë se kur kryhet inaugurimi, megjithatë zyrtarët italianë të cilët kryen një inspektim në prani të ambasadorit Fabrizio Bucci thanë se strukturat janë pajisur me logjistike dhe personel.
Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi mund të zgjerohet në muajt në vazhdim.
Brenda këtij rrethimi, por të veçuar nga pjesa e tjetër e grupit do të vendosen refugjatët të cilëve u refuzohet azili dhe që nuk pranojnë të riatdhesohen. Autoritetet italiane do të përcaktojnë mënyrën e operimit, në këtë zonë, që ngjan me qelitë e burgut, 8 dhoma me nga 4 shtretër secili.
Këtu gjendet dhoma gjykimi sipas legjislacionit italian për refugjatet që kryejnë vepra penale dhe ruhet plotësisht nga policia italiane dhe pas tyre janë qelitë.
Edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë për pak ditë, në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar mes Kryeministrave Rama Meloni dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet. Në vendin tonë u kërkua edhe një aprovim i Gjykatës Kushtetuese.
BENI ATY NE KAMP DHE NJE SPITAL PSIKIATRIK,,,SE SHUME NGA ATA DO CMENDEN ATY....
PërgjigjuDy fjali me terhoqen vemendjen ne artikull:1-Aty ku thuhet qe kampi MUND TE ZGJEROHET NE TE ARDHMEN dhe 2-Brenda ketij rrethimi do te vendosen refugjate qe u refuzohet azili e NUK PRANOJNE TE RIATHESOHEN! Me cfare te drejte italianet do te /zgjerojne/ kampin? Dhe cfare do te behet me keta qe s'pranojne te riatdhesohen? Italia s'i pranon,por dhe ne s'i duam,se mjaft kemi ata qe na vine nga toka.Keto dy pika kam pershtypjen qe dy matrapazet e politikes Rama,Meloni /harruan/te na i thonin kur firmosen kete paturpesi!
PërgjigjuSka humanizem shume shpejt njeriu do haje njeriun!
PërgjigjuBurg per fukarenjte e mjeranet e kesaj bote ne kerkim te nje jete me te mire . Gjynah nga zoti ! Poshte marreveshja fashiste Meloni-Rama!
PërgjigjuTurp te te vi o rama! E mirekuptojm qeverine italiane se ka problem me migracionin edhe e ben ti disinkurajoj njerzit qe te ven ne itali se do perfundojm kampeve po ti skishe pse na perzieje neve ne kte history kur ke popullin tende kampeve neper evrop qe kerkojn azil. Duhet te kishe ber referendum se nuk e ke token e babes ta k len ai edhe ben ca te duash se pron private
PërgjigjuJan si kmpet ne angli. Si burg! I mbajn njerzit me lloz sikur kan brr krim pa qen kriminel...ne angli kapet ndonje shqiptar pa letra ben 3 ose 6 muaj burg per lettat fallco edhe pastaj i mbajn na 2vjet sa behen procedurat/lighet per deportim. Domethen bejn me shum burg pa ber krim sesa per letrat. I bejn per kastile qe mos te apelojn njerzit edhe te kerkojn deportim vullnetar. Turp qeveris ton qe do mbaj njerzit ne burg duke e ditur qe i ka vuajtur populli vet bile bile i vuajn akoma ca sot. Ngaqe i thoni kamp sdomethen se sesht burg se edhe gjermanet "kamp perqendrimi" i thoshin nuk i thoshin thertore...
Përgjigju