Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vetëm pak orë para zgjedhjeve qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim tritoli.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sahatit në lagjen Rus. Shpërthimi në një dyqan pajisjesh elektroshtëpiake. Lënda plasëse është vendosur në hyrje të biznesit. Nuk ka persona të dëmtuar por dëme të shumta materiale.
Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se administratori i biznesit ku është vendosur sasia e lëndës plasëse është e Gjelosh Markut.
"Më datë 25.04.2021, rreth orës 00:50, në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M , ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftim.