Piloti i Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton duket se ia ka "dorëzuar" titullin skuderisë dhe rivalëve të Red Bull. Pas dy garave të para për këtë sezon në Formula 1, britaniku ka cilësuar se makina kundërshtare (Red Bull) është shumë më e shpejtë se e tija.
“Të jem i sinqertë, nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë. Kur ne dominonim në pistë, nuk ishim kaq të shpejtë sa ky Red Bull i sotëm. Është makina më e shpejtë që kam parë, sidomos duke e krahasuar me makinat e tjera”, tha fillimisht Hamilton.
Red Bull ka dominuar në dy garat e para të këtij sezoni, duke arritur dy fitore të dyfishta. Britaniku, në lidhje me parakalimin që Verstappen i bëri në Arabinë Saudite, sqaroi se nuk bëri anjë manovër mbrojtëse.
“As që u përpoqa të mbroj vendin, pasi ishte e kotë. Ai më kaloi në një zonë me shpejtësi maksimale dhe nuk bëra asnjë manovër, pasi mes nesh ka diferenca të mëdha në shpejtësi”, vijoi britaniku.
Hamilton në pistën e Jeddah siguroi vetëm vendin e pestë, duke marrë 10 pikë, teksa ishte 31.065 sekonda pas vendit të parë që u fitua nga Sergio Perez i Red Bull.