Gent Pjetri

'Vetëm për një flirt, dhe më pas më mori shtëpinë', një tjetër dramë e ‘Doktorit’, historia e dhimbshme e divorcit të Gent Pjetrit

26 Nëntor 2022, 10:55| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 10:58

  • Share

‘Doktori’ i famshëm, Gent Pjetri, vjen me një tjetër intervistë për jetën e tij personale. I njohur si "Doktori i Fiksit" Pjetri ishte i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku  foli për divorcin me ish-gruan e tij.

"Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë. "Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë", tha ai.

Pjetri ka rrëfyer dhe një periudhë të errët të jetës së tij, varësinë ndaj alkoolit:

"Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra.  U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë për mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti".

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flirt Tirone: 26/11/2022 13:03

    O i shkreti ti me nje here qe te kapi ta mori shtepine,te me kap mu gruja dmth i bie te me mari shtepine dhe mua 20 here rresht

    Përgjigju
  • Arben: 26/11/2022 12:43

    O Gento, po qe se e ke megjithmend për të hequr dorë nga alkoli, hiq dore komplet nga perdorimi i tij. Ndryshe e ke të humbur sfidën. Dhe më e keqia eshte se do humbësh dhe besimin dhe tek vetja pastaj. Dhe ai do të jetë fundi pa kthim. Forca "Doktor".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?