Bota

Vetëm për një selfie, turisti sulmohet nga një tigër në Tajlandë (VIDEO)

31 Maj, 22:50| Përditesimi: 31 Maj, 22:57

  • Share

Një ngjarje ka ndodhur në një park turistik në Tajlandë, ku një turist indian është sulmuar nga një tigër teksa përpiqej të bënte një selfie me të. Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur burri ulet pranë kafshës së lidhur me zinxhir, për ta përqafuar dhe fotografuar. Por situata del jashtë kontrollit brenda pak sekondash.

Në video shihet qartë që një punonjës i parkut përpiqet ta shtyjë tigrin me një shkop, ndërsa burri afrohet. Kafsha reagon papritur duke u hedhur mbi turistin dhe e rrëzon përdhe, ndërsa në sfond dëgjohen ulërima të tmerruara. Videoja ndërpritet menjëherë pas sulmit, pa treguar fundin e incidentit. Sipas asaj që raportohet në rrjetin social X, fatmirësisht turisti ka marrë vetëm plagë të lehta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje trajtimin e kafshëve të egra në vendet turistike dhe përdorimin e tyre për argëtim dhe fotografi. Fondacioni “Miqtë e Jetës së Egër” në Tajlandë ka ngritur alarmin se në shtatë vitet e fundit, numri i tigrave në robëri është trefishuar, duke reflektuar një industri në rritje që shfrytëzon kafshët për spektakël dhe fitim.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?