Marjana Kondi

'Vetëm ta kisha pak ta përqafoja, nuk shkoj në varreza, nuk e përballoj dot', aktorja Marjana Kondi flet rreth mungesës së nënës  

26 Nëntor 2022, 22:30| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 22:38

  • Share

Aktorja e njohur Marjana Kondi, në një rrëfim prekës ka folur rreth mungesës së nënës dhe sa të vështirë e ka që të mësohet me këtë gjë.

Marjana shprehet se do dëshironte sikur dhe njëherë ta kishte pranë mamin e ta përqafonte, duke dhënë dhe një mesazh për të gjithë ata që i kanë nënat, që t’i takojnë, të qëndrojnë pranë tyre e të dalin me ato. 

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është pranë meje”, u shpreh aktorja në emisionin “S’e Luan Topi”.

Marjana tregon se e ka shumë të vështirë të përballoj faktin që nëna e saj nuk jeton, aq sa ajo nuk guxon të shkojë në varreza.

“Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se  nuk e përballoj dot edhe mendoj se çarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi më tej ajo.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?