Angela Martini dhe bashkeshorti i saj Dragos Savulescu

VIP & Spektakël

Vetëm vila ku qëndronin kushtonte 87.500 euro në javë, media greke: Angela Martini ‘dogji’ bashkëshortin miliarder me fotot nga pushimet luksoze

11 Gusht 2021, 22:24| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 22:41

  • Share

Një ditë pasi bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, miliarderi Dragos Savulescu u arrestua nga policia greke në Mikonos, mediat atje kanë zbuluar detaje të reja nga qëndrimi i çiftit.

‘Protothema’ shkruan se fotot e modeles shqiptare në Instagram dhe reklamimi i jetës së luksit, në një vilë shumë të shtrenjtë në ishullin grek, ‘dogjën’ miliarderin rumun, pasi sinjalizuan autoritet policore të cilat e gjetën dhe e arrestuan.

Modelja shqiptare Angela Martini është munduar të tregohet e kujdesshme duke mbajtur të fshehur lokacionin, por ka qenë një mikeshë e tyre, e cila ishte në grupin që po pushonte në Mykonos që ka zbuluar vendndodhjen në foto. Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, Angela Martini, po shijonin pushimet në ishullin luksoz grek në një vilë me qira ku paguhet 87.500 euro për një javë.

Savulescu ishte larguar nga Rumania dhe jetonte në Itali, nga ku ka mbajtur një profil të ulët, në mënyrë që mos të gjendej nga autoritetet rumune dhe Interpol. Sidoqoftë, duket se u desh një vizitë e vetme në Mykonos për të zbuluar vendndodhjen e tij. Tashmë pritet që Savulescu të dalë para gjykatës në Mykonos për të konfirmuar urdhër -arrestin evropian të lëshuar në emrin e tij.

Dragos Savulescu ka qenë i dënuar me 5.5 vite burg. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare dhe ish-Presdidentin e Dinamos, Cristi Borcea e të pandehur të tjerë vodhën nga tenderat 114 milionë euro. Pas vendimit të autoritetve rumune, Dragos Savulescu u arratis në Napoli të Italisë dhe më pas kishte shkuar në Greqi.

1/5
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 12/08/2021 06:11

    Goce Shqiptare,ngaterron dynjane. Vetem per te shitur pordhe dhe pak fantazi,e hengri ky mavria...

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2021 02:31

    Miljarderi i vertete ri ne hotele ku eshte 87000 euro/nata,jo java.Keta jane <<zengjinet e rinj>>,e gjitha 100 % bravado,0 % substance e vlere e vertete.Jane si tenxhere te kallaisura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?