Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi me tre fëmijët

Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët në Bunë, Apeli lë në burg bashkëshortin! Erdgys Arrazi shpërthen në lot: S'kam shkuar ende te varri i fëmijëve

30 Maj, 11:59| Përditesimi: 30 Maj, 12:29

  • Share

Erdgys Arrazi, i akuzuar si personi që shty gruan drejt vetëvrasjes, do të qëndrojë në qeli. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi masën arrest në burg për 31-vjeçarin, pasi bashkëshortja e tij Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot duke thënë se është i pafajshëm dhe ende nuk ka shkuar pranë varrit të 3 fëmijëve.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.

Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë. Ndaj Erdgys Arrazit rëndon akuza për veprën penale ‘Shkaktim i vetëvrasjes’. Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi e mori aktin ekstrem duke u vetëmbytur me fëmijët në lumë pasi dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe tradhtisë nga bashkëshorti.

Më datë 2 maj 2023, Alma Arrazi mori tre fëmijët përdore, Arditin 3 vjeç, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe dhe u vetëmbytën në lumë.  Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët.

Trupat e fëmijëve dhe nënës u gjetën nga data 4 maj deri më 7 maj, gjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit Buna. Me kërkesë të familjarëve, Alma u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët prehen në Shkodër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2024 02:47

    Dhe pyet cfare kam bere?! Dergo te varri dashnoren tani me te cilen e dridhje e dilje shetitje dhe i cove ata kater te shkrete para kohe ne boten tjeter,le t'a vizitoje ajo varrin ne emerin tend tani.

    Përgjigju
  • 2024: 30/05/2024 13:16

    U kalbsh me burg qe ke cmend nje nane, duke e prek tek pika e dobet femijet. Ajo ka dasht me ik dhe ti nuk i ke dhane prokure per femijet por e ke mbajt aty duke mos e dasht e duke e perbuz, ul dhe dhuunu cdo dite. Po a perdhoset gruaja e nana e femijeve thjesht se nuk e don ma? A i merren femijet e i lihen dashnores me ba foto pa pelqimin e nanes? Je nji narcizit nje dhunues. Pushofshin ne paqe ato engjej bashke me nanen e tyne te cilen e ke cmend. Nje femer pa perkrahje dhe vulnerabel.

    Përgjigju
    • Ornela: 31/05/2024 10:23

      2024 e ke than shum sakte edhe drejt po narcicistet nuk shofin qa i bajn tjerve po shofin qa i bajn aty shkofte ne ferr bashk me dashnore dhe tjeret si puna e tij

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?