Kryeministri Edi Rama dhe Linda Rei

VIP & Spektakël

Vetëofrohet Linda Rei për studentët: Do ja mbush unë mendjen shokut Edi

21 Dhjetor 2018, 22:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2018, 22:31

  • Share

Protesta e studentëve ka qenë tema kryesore e diskutimeve deri ditën e sotme kur studentët u tërhoqën pais morën pushimet dhe shumica jetojnë nëpër rrethe. Pjesë e kësaj proteste është bërë edhe Linda Rei, e cila ka ofruar mbështetjen e saj. Lindës i ka bërë përshtypje një pankartë që lexon: O Linda o Linda mbusha pak mendjen.

Këtë shkrim Rei e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale e ka marrë personale, në sensin që studentët i janë drejtuar asaj. Linda e ka ripostuar këtë foto në profilin e saj në Instastory dhe krahas shkruan:  "Dua të jem intermediare midis studentëve dhe shokut Edi. Do ja mbush, mos kini merak, mendjen domethënë".

Foto e publikuar nga Linda Rei

Studentët kanë mbyllur protestën ditën e sotme, ndërsa kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në janar nëse kërkesat e tyre nderkohe nuk marrin zgjidhje nga qeveria.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?