Bashkia e Tiranës, së bashku me shoqatat e Veteranëve dhe Dëshmorëve kanë përkujtuar sot masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944.
Nënkryetari i bashkisë Andi Seferi, së bashku me deputetët Ervin Bushati dhe Spartak Braho, në prani edhe të një grupi veteranësh dhe familjarësh të dëshmorëve të rënë kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në nderim të të vrarëve.
Ai tha se në përkujtim të dëshmorëve të rënë në këtë ngjarje është propozuar që të ngrihet edhe një memorial në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.
“Do të doja të shprehja dakordësinë në emër të Bashkisë Tiranë, për propozimin e deputetit Bushati në emër të grupit të PS, që, krahas emërtimit të rrugës “4 Dëshmorët”, të vendoset edhe një monument për të kujtuar këtë ditë”, u shpreh Seferi.
Deputeti Ervin Bushati tha se edhe në këtë ngjarje të trishtë, shqiptarët treguan që ishin në anën e duhur të historisë.
“Është një nga ato rastet që na bën krenarë, sepse na kujton që në luftën ndaj nazifashizmit shqiptarët kanë qenë bashkë dhe në Shqipëri krimet njësoj si në Borovë, ashtu edhe në Tiranë, tregojnë që Shqipëria ishte në anën e duhur të historisë,” u shpreh Bushati.
Deputeti Braho, anëtar i Komisionit parlamentar të Sigurisë, tha se autorët e kësaj masakre i dënoi historia.
“Këtu u vranë 84 qytetarë të pafajshëm të Tiranës, gjë e cila nuk duhet harruar asnjëherë. Ata që i vranë morën dënimin e historisë, por pinjollët e tyre janë akoma nëpër këmbë. Është Sali Berisha akoma gjallë që e nxit dhe përfiton. Ne duhet të jemi vigjilentë,” u shpreh Braho.
Pushtuesit nazistë me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tyre, organizuan një sërë masakrash në vitet 1943 - ’44 në Shqipëri, ndër të cilat, më e madhja dhe më tronditësja ishte masakra e Borovës, ku u masakruan 106 burra, gra dhe fëmijë, por më çnjerëzorja dhe më hakmarrësja ishte masakra e 4 Shkurtit të vitit 1944 në Tiranë.
Mendim I SHKËLQYER! Të ngrihet një përmendore që ta perjetesoj atë masakër të egër. Atë terror që vetëm prindërit tanë që e përjetuan, e dinin mirë se çfarë tmerri kaluan ato ditë. Xhelal Staravecka vetë, që ishte dre I picise në atë kohë, ia le fajin Dajës se Rugovës, Xhafer Deves, tek libri që u botua se fundmi. Emri i Deves përfaqësonte kriminelin në gojët e banorëve të asaj kohe. Na erdhi edhe Osmani, po nga Kosova, që harroi të kërkonte falje për krimet e të afërmit të vet. Jam me kërkesën e Lui që përmendorja të ngrihet tek rruga që kishte emrin e Dëshmorëve të 4 Shkurtit.
Përgjigju.....është dhën për kullë shumëkatëshe çdo vend në Tiranë. Komunista e këlysh komunistash, po ju kur do kërkoni falje për masakrën që zgjati 50vjet. Gjak njeriu keni pirë
Sigurisht qe duhet monument. Por kujdesuni qe te jete afer rruges me emrin e tyre dikur e qe sot mban emrin e nipit te atij qe i vrau. Dmth ish rruga "deshmoret e 4 shkurtit", qe eshte mbrapa akademise se arteve, sot mban emrin rruga "Ibrahim Rugova", i cili eshte nipi i Xhaferr Deves, njeriu kryesor qe coi ne egzekutimin e ketyre deshmoreve..
Përgjigju