Veteranët e UÇK-së nga Shqipëria kanë në muaj që nuk marrin pensionet për kontributet e tyre në luftën çlirimtare, dhe kjo pasi qeveria e Kosovës i ka ndërprerë ato.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se është vetëm duke zbatuar ligjin.
Sipas tij kjo nënkupton se pensionet i janë ndaluar disa veteranëve të cilët kanë të ardhura nga burime të tjera, kriter ky që aplikohet edhe për veteranët e UÇK-së në Kosovë.
Në reagimin e tij shtoi se të gjithë ata që po plotësojnë kushtet sipas ligjit, po vazhdojnë të marrin pensionet normalisht.
“Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.
Për ndalesën e pensioneve ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Tiranë, Spiro Butka, i cili u shpreh se ky veprim i Qeverisë Kurti erdhi pa biseduar, konsultuar e as ballafaquar me veteranët e UÇK-ë.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK në Prishtinë, Faton Klinkau, ka konfirmuar se veteranëve të UÇK-së në Tiranë, u janë ndalur pensionet që një muaj
Ja dhe nje ligj tjeter idiot!Veteranet e UCK kane sakrifikuar,kane luftuar,kane rrezikuar jeten.Edhe sikur milionere te jene,shperblimin si veterane e meritojne.Besoj qe ligje te tilla jane bere nga ata qe e kane perjetuar luften nga ekrani i TV,ose nga ata qe kane nxjerre fitime prej saj,pa shkrehur nje here te vetme koburen.
PërgjigjuPensioni i veteranit te luftes se UCK eshte asistence sociale apo vleresim per kontributin qe dhane ne lufte?
PërgjigjuKeta patjeter qe e vleresojne si asistence, turp per qeverine e Kosoves, e ata qe kage ideuar kete ligj