Veteranët e Partisë Socialiste pas fitores së madhe janë mbledhur ditën e sotme për kafe.
Ish-kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle me Gramoz Ruçin dhe Lume Vladi e veshur me bluzën (që kryesocialisti Rama e veshi gjatë fushtatës) si dhe Pëllumb Vladi kanë ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqen së bashku të buzëqeshur ndërsa vazhdojnë të përshëndesin me numrin 5, simbolin e Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale.
“Me Gramozin dhe dy socialistë të hershëm,- Lume e Pëllumb Vladi”, shkruan Namik Dokle në Facebook.
Kujtojmë se PS fitoi thellë në zgjedhjet e 11 majit duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Komente
