Koronavirus/ Veterineri Martin Llazani: Mos ndryshoni rutinën e kafshëve shtëpiake, ja ç'duhet të keni parasysh! (VIDEO)

27 Mars 2020, 11:18| Përditesimi: 27 Mars 2020, 13:06

  • Share

Nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake janë transmetues të Covid-19 te njeriu, apo mbartës të virusit, por kujdesi ndaj tyre në ditët e karantinimit duhet të shtohet. Mjeku veteriner Martin Llazani jep disa nga keshillat kryesore që duhet të keni parasysh. 

Duke thënë që rutina e kafshëve tuaja shtëpiake të mos ndryshojë, ai sugjeron që të shmangni kontaktet e tyre me të tjerët duke e izoluar atë në shtëpi dhe duke shmangur ambientet si parqe apo shëtitje në bregdet. 

"Për kafshët shtëpiake gjëja kryesore që mund të bëjmë është izolimi, jo të takohet me te tjerë, të përkëdhelet me njerëz të tjerë. Kafshët duhet të dalin, qentë janë mesuar me rutinën e të shëtiturit, ndaj këtë nuk mund ta ndryshojmë. Mundësia që ato të jenë mbartës të koronavirus është shumë e ulët, në qimen e qenit virusi jeton shumë më pak se në vende të tjera, megjithatë ato duhet të pastrohen pasi të dalin. Ndërkohë që macet qëndrojnë brenda në shtëpi, rreziku është më i ulët, përjashtuar macet në shtëpitë private." shprehet veterineri. 

Përsa i përket ushqimit dhe vaksinimit të tyre ai thotë se gjithçka duhet të vijohet normalisht si më parë.

"Ushqimi vijon normalisht, duhet ulur pak sasinë që konsumohet në mënyrë që mos të ketë probleme të obezitetit. Për vaksinat, rutina vazhdon, ne vazhdojmë të punojmë 24 orë, normalisht me orare të reduktuara, pra kujdesi për qentë duhet të vazhdojë të jetë rutinë.", përfundon Llazani. 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?