Ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit Roland Hasani, 44 vjeç i burgosur me 14 vjet për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvrasja (vetëvarje) në kushte të rënduara të ndërmarra nga personi, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por nuk ia ka dalë dot.
Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.
Kush ishte Roland Hasani:
Roland Hasani ishte një nga 7 të përfshirët nga Interpoli për vrasjen e dy komisionarëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë u ekzekutuan 2 komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.
Për ngjarjen në fjalë janë dënuar në mungesë për këto krime, Spartak Sageri, Roland Hasani dhe Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli kërkohen nga policia, pasi kanë marrë dënimin 20 vjet burg secili. I votimi i dënuar për këtë ngjarje ishte Adriatik Ferjati i dënuar me 18 vite burg.
Po ka vrare te pafajshem dhe pa arsye personale… mire ka bere qe eshte qeruar vete..
PërgjigjuShrim pa kuptim...
Përgjigju