Kosova & Rajoni

Vetëvendosja forcë e parë, gazetari në '5 Pyetjet': Kurti, mbrëmë u soll si humbës! Deputeti i AAK-së: Albini përdori gjuhë linçuese, përçau vendin në 'Ne dhe Ata'

10 Shkurt, 22:47| Përditesimi: 11 Shkurt, 07:29

  • Share

TIRANË - Zgjedhjet politike në Kosovë të zhvilluara gjatë ditës së djeshme u diskutuan në studion e ‘5 Pyetjeve nga Babaramo’ me gazetarin nga Kosova, Rid Berisha, gazetaren Esmeralda Mulaj, analistin Ilir Alia, Ilir Alimehmetin dhe deputetin e Kosovës, Haki Abazi.

Gazetari Rid Berisha theksoi se pas zgjedhjeve në të cilat Kurti dhe Vetëvendosja dolën forcë e parë me 40.8%, kryeministri u shfaq si humbës në publik. 

'Fituesi është Vetëvendosja. Por në shikimin e Kurtit u pa si një humbje e thellë. Ka humbur 100 mijë vota në raport me zgjedhjet e kaluar. Kurti është fitues por mbrëmë u soll si humbës. Me gjuhën e dehumanizimit të kundërshtarëve, siç ka bërë me kohë që kur nuk ishte në politikë. Në observimin tim Kurti ka kohezion me këtë gjuhë politike. Kurti insiston që me këtë gjuhë politike ta mirëmbajë tensionin. Me këtë rezultat të tashëm ende të pakonfirmuar, Kurti kap 46 ulëse në Kuvend. Nuk besoj se do shkojë në 50 mandate. Ka pasur mobilizim të opozitës. Kosova nuk mund të ketë formim të shpejtë të qeverisë. Opozita u deklarua një zëri, nuk e shohin formulën e koalicionit me Vetëvendosjen.

Kurti nuk është i gatshëm të vijojë më tutje si kryeministër. Është i gatshëm me gjuhën e recetës së konfliktit. Kurti të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe gjatë fushatës. E trajtoi mbrëmë  si humbje të thellë. Ka një problem serioz, ai do të ketë problem sepse nuk mund ti shmanget drejtësisë. Ka dyshime për krim të organizuar dhe korrupsion. Direkt mbi Kurtin. Si jepeshin tenderët në grupin në uatsap. Në kushte normale, institucionet e ligjit do e vënë para drejtësisë.' 

Esmeralda Mulaj nënvizon se asnjë nga partitë opozitare nuk duan të bëjnë një koalicion me Kurtin. 

'Ajo çka është me këtë rezultat VV nuk bën do qeveri. Nuk merret dot 61 mandate në parlament. Vv mund të bëjë qeveri me PDK, me LDK, me 20 vendet e rezervuara të minoriteteve. Formulat janë. Por kush është i gatshëm të bëjë koalicion me Kurtin. Në fjalimin para qytetarëve i parapriu një refuzimi nga partitë e tjera. Duhet të shohim nëse 10 vendet e rezervuara do i marr Lista Serbe. Sfida është pas një viti për zgjedhjen e presidentit. Por edhe votat e presidentes i bëri Abdixhiku para 4 vitesh.'

Alia shikon në të ardhmen një ngërç politik në Kosovë, pasi mund të ketë një bashkëqeverisje mes disa forcave politike.

'Abdixhiku ka thënë të vërtetën. Është në opozitë në shifra. Me shifra është në rregull. Ndaj të njëjtën mendim. Problemi më këto shifra vështirë të kemi një qeveri stabël. Do ketë një aleancë mes 3 partive dhe do futen në koalicion me një nga minoritetet. Dhe do kjo do jetë qeverisja. Problemi a do jetë stabël? Qytetarët e paguajnë këtë çmim. Problemi është kur të vijë momenti i zgjedhjes së presidentit, mënyra si janë deputetë e Vetëvendosjes janë si eskalion ushtarak. Problemi tek krijimi i krizave. Që do e paguajnë qytetarët e Kosovës. Janë dy sfida, e para ekonomike, e dyta integrimi atlantike europiane. Dhe për këto sfida duhet një qeveri stabël. Situata e paqëndrueshme.' 

Deputeti Abazi nga AAK, foli mbi gjuhën fyese të Kurtit sipas tij, ndaj kundërshtarëve. 

'E para shembull për kulturën demokratike të zgjedhjeve në Kosovë deri në momentin kur kolapsoi serveri i KQZ. Cenim i drejtpërdrejtë i procesit. Nuk ka ndodhur të ketë mungesë totale të informacionit se ç’po ndodh. Kurti përveçse kërkoi 500 mijë vota, tentim që në 2025 të përmbysej sistemi elektoral për ta drejtuar Kosovën në një drejtim që nuk është prioritet. Arriti në 100 mijë vota më pak. Partitë opozitare bën fushatë me gjuhë të kujdesshme me programe. Kurti përdori gjuhë linçuese, përçarëse në Ne dhe Ata. Në javën e fundit përdori një fjalë të tmerrshme, fëmijët e tyre nuk mund të shkollohen në shkolla të famshme perëndimore dhe të vijnë këtu të na qeverisin ne. E turpshme, kryeministri në detyrë të fusë thikën kaq thellë deri në gjeneratat e ardhshme. Vetëvendosja është nën nivelin që nuk do arrijë të krijojë qeveri.'

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?