Vetëvendosja kundër marrëveshjes Serbi-Kosovë: Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm i sollën vendit dëmet e radhës

4 Shtator 2020, 22:01| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 22:04

  • Share

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Teksa të gjithë e cilësojnë si një marrëveshje historike, ajo shprehet se kjo është në dëm të Kosovës.

"Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës! E quajtën "Marrëveshje historike për njohje" ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen", shkruan Haxhiu.


Lajmi kryesor:

Historike! Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi që vlen 13 miliard dollarë! Hapet rruga për njohjen reciproke! Trump: Tani do vij në Prishtinë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?