Vetëvendosja në Shqipëri/Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Në 25 prill synojmë mandatet, në të ardhmen të bëhemi faktor politik

22 Janar 2021, 18:54| Përditesimi: 22 Janar 2021, 19:15

  • Share

Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Në një intervistë për Report Tv, Abazi tha se këto parti kanë nevojë për ndryshim brenda vetes fillimisht dhe se qytetarët nuk duhet të votojnë sot për nesër, por të kenë një plan më të gjerë për të ardhmen e tyre. I pyetur nëse ata do të bëni koalicion me ndonjë parti për të ardhur në pushtet, Abazi tha se këtë nuk e kanë çështje prioritare dhe se bashkëpunimin me partitë politike i kanë mbi baza parimore dhe  programore.

“Ne nuk e kemi këtë çështje prioritare. Çdo lloj bashkëpunimi me partitë politike i kemi mbi baza parimore dhe programore. Mundësisht të fusim çështjen e bashkimit kombëtar dhe programit ekonomik në programin e tyre. Asnjë parti s’ka në axhendë bashkimin kombëtar. Nuk e di kush do fitoj zgjedhjet, por në Shqipëri ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe nuk besoj se do vij nga partitë aktuale . Ata kanë nevojë për ndryshime dhe nga brenda tyre. Qytetarët të vendoset se çfarë duan të bëjnë jo vetëm nesër”, tha Abazi.

Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë struktura drejtuese dhe një subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë si parti me kandidatët e saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë me shpresën se mund të bëhen faktor politik në vend. Ai thotë se kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit është vetëm hapi i parë, pasi ata janë pjesë e një projekti më të madh.

“Me këto kandidatura po bëjmë vetëm një hap të një plani dhe projekti që është shumë më i madh se kaq. Secili prej kandidatëve  duhet të mbledhim disa firma dhe ne kemi udhëtuar shumë në Shqipëri dhe kemi bërë dhe ftesë publike që duhet një iniciativë që fillon nga poshtë tek populli dhe duhet që njerëzit duhet ta shprehin vullnetin për ta marrë përsipër diçka të tillë. Ne vendosem që të dalim vetën me dy kandidaturat e para dhe kemi kohë për kandidaturat e tjera dhe përsëris ftesën që kushdo që do t’i bashkohet këtij projekti ne shprehim gatishmërinë si Lëvizje për ti mbështetur dhe të kërkojmë. Jemi brenda një projekti që nuk e kemi nisur ne po rilindësit e vërtetë, ne jemi duke e risjellur në shekullin e 21. Në ketë formë kandidimi nuk po hyjnë në këto zgjedhje për të fituar pushtetin, por për të fituar mandate që të ngremë struktura që në zgjedhjet e  ardhshme të krijojmë një subjekt politike dhe të përfaqësohet me lista të plota”, tha Abazi

Në lidhje me partitë e reja, Abazi u treguar edhe më skeptik duke thënë se ata janë më shumë pjesë e një flluske mediatike se sa ekzistojnë vërtet në terren dhe janë pranë qytetarëve.

“Është e drejtë e gjithsecilit të garojnë, por duhet të shohim programet e tyre dhe njerëzit, të kaluarën e tyre, nëse kanë skandale korrupsioni. Nuk di të them nëse ky pol i tretë ekziston vërtet në terren , është mediatike dhe e mbështetur prej saj apo kanë mbështetjen e publikut”, tha ai.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë prezantoi dy kandidatët e saj, Bojken Abazin në Tiranë dhe Iliaz Shehun në Lezhë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Wayne: 23/01/2021 08:11

    Fillim të mbar.

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2021 02:32

    N.q.s.e lejon kushtetuta nuk ka ndonje gje te keqe,keta jane vellezerit tane.Kushtetuta nuk lejon parti fashiste,fetare,si dhe ato qe rrezikojne integritetin territorial te vendit,megjithse ka disa parti qe i fshehin synimet e verteta,jane si te kamufluara.Emrat nuk po i permend,se mund t'i marresh me mend kush jane.Sa per VV do kishte qene me mire qe te kandidonte ne Kukes,Peshkopi,Tropoje,ose Durres.Tiranen quaje te humbur qe tani!

    Përgjigju
  • shqipetari: 22/01/2021 20:54

    IKNI NE KOSOVE O LLUMI DHE QENEFET E EUROPES,,,KETU ESHTE SHQIPERI,,,RRACE E POSHTER,,KETU KEMI PARTITE TONA NE ,,,V.V...VA FANCULO....///

    Përgjigju
  • Endri: 22/01/2021 20:23

    Cfare duan keta plehrat ne Shqiperi?! Pak parti kemi, na mungojne vetem keta percaresit e dreqit.

    Përgjigju
  • O plera!: 22/01/2021 20:04

    Ju do merni ket temin si qerasje per Albinin e Vjosen.

    Përgjigju
  • F-35: 22/01/2021 19:57

    RQ!

    Përgjigju
  • Kokrra varuri: 22/01/2021 19:20

    Bajga Abaz do sjelle ndryshimin.al bin kurt kryeminister ne shqiperi ,meqe ne kosove e perjashtuan nga pjesmarrja.

    Përgjigju
  • Lon: 22/01/2021 19:14

    Shpetuam tani se ky trangulli do shpetoj shqiperin. Ty te shkon mir kryetar pastrim halesh. Ju ka hyp vetja ne qef se do fitoni. Bohuni gati se ate te Rames do fitoni o palluqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?