Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Politikë

Vetëvendosja s’mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi: Do kthehemi përsëri, jemi të dashur dhe të domosdoshëm për Shqipërinë

2 Maj 2021, 19:05| Përditesimi: 2 Maj 2021, 19:07

  • Share

Ndonëse nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit duket se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë aktive në Shqipëri. Kreu i VV-së në Tiranë Boiken Abazi, ka nënkuptuar se do të marrë pjesë edhe në betejat e tjera elektorale, pasi përmes një reagimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar si të domosdoshme prezencën e Lëvizjes, që ka qendrën në Kosovë, e që ka fituar zgjedhjet në Kosovë, me kryeministër Albin Kurtin.

Ai thotë se besimin e atyre që e kanë votuar nuk do ta nëpërkëmbin por do kthehen t’i takojnë.

“Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë”, shprehet Abazi.

Kandidatët e VV-së në Shqipëri kandiduan si të pavarur por jo me logon e VV-së. Asnjë nga kandidatët e saj në Tiranë, Gjirokastër dhe në Lezhë nuk morën mandat.

Komento

Komente

  • F-35: 02/05/2021 21:18

    Te dashur jo, te domosdoshem jo e jo!

    Përgjigju
  • Trap eshte: 02/05/2021 20:42

    Levizja Vafankulo e Al bin kurt malazezit dhe Bajga Abazit me siguri do kthehet...nga ka ardhe

    Përgjigju
  • Endri: 02/05/2021 20:06

    Ik nga ke ardhur se s’duam t’i shohim syte. Sa me behet qejfi qe i thyet turinjte kesaj here.

    Përgjigju
  • LORA: 02/05/2021 20:04

    As te dashur,as te domosdoshem jeni ju misionaret e qoftelargut, ne Shqiperine e shqiptarve. Po guxuat te ktheheni , do te merrni nje pergjigje edhe me rrefuzuese nga elektorati shqiptar.

    Përgjigju
  • vera: 02/05/2021 19:24

    IK qerrohu zhuls...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?