Foto e parlamentit kosovar

Kosova & Rajoni

Vetëvendosje mbledh nënshkrimet e nevojshme, mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

2 Prill 2021, 12:15| Përditesimi: 3 Prill 2021, 20:13

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Vetëvendosja ka grumbulluar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës ku do të votohet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe e shtetit.

Ajo çka nuk dihet është ora që o të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme.

Në mënyrë që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e Kosovës, Vetëvendosje duhet të sigurojë 15-të votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e presidentit kërkon 80 deputet, nëse kjo shumicë nuk arrihet atëherë do të duhet të iniciohet një tjetër mbledhje e jashtëzakonshme. / Gazeta Express

Ora 15:50
Kryetarja e Grupit parlamentar të LVV, Kusari-Lila: Së pari seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, më pas ajo për presidentin, kemi siguruar shumicën

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një deklaratë për mediat tha se së pasi do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, e nëse arrihet kuorumi i caktuar atëherë do të caktohet edhe ajo për presidentin e ri.

“Kryesia e Kuvendit do të trajtojë amandamentin për Ligjin për Zgjedhjet në mbledhjen e radhës. Ne kemi kërkuar që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot, me pikën e vetme për amanadmentin për Ligjin për Zgjedhje. Nga procesi I fundit zgjedhor kemi parë një mobilizim të madh të mërgatës por ai vullnet nuk është përkthyer në futjen e rezultatit përfundimtar zgjedhor. Ne kemi dhënë premtimin kryesor që Ligji i Zgjedhjeve do të ketë prioritet që do të prek këtë pjesë. Kandidatja e parë për presidente është Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta dy kërkesat janë protokolluar pranë sekretarisë së Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

“Nëse kjo përfundon brenda pak orëve, ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën e radhës për votimin e presidentit të Kosovës”, tha ajo.

Pavarësiht se prioriteti është seanca për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, Kusari-Lila tha se LVV ka marrë konfirmimin nga 80 deputet se do të marrin pjesë në proces për votimin e Vjosa Osmanit.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit presidente, shkruan Gazeta Express.

“Kemi konfirmimin që janë 80 deputetë që vullnetshëm do të marrin pjesë në votimin e presidentit. Nuk e dimë se si do të votojnë ata”, ka thënë më tutje ajo.

Ora 14:31
Kosovë, seanca për votimin e presidentit, Vjosa Osmani, nuk është e vetme në garë

Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Seancë nuk dihet ende kur do të mbahet. 

Përveç Vjosa Osmanit, në garën për kreun e shtetit do të jetë edhe Nasuf Bejta, i cili ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 24 Shkurtit. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bejta, në një deklaratë për mediat vendase. Bejta ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes dhe ka arritur të sigurojë 5 mijë e 763 vota.

Ndërkohë që më parë njëtë si Vjosa Osmani ka qënë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?