Albin Kurti gjatë fjalës së tij, në mbylljen e fushatës elektorale të Vetëvendosjes

Kosova & Rajoni

Vetëvendosje mbyll fushatën për zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë! Kurti në siklet, i lutet elektoratit: Aman, mos na lini nën 500 mijë vota! Të tjerët bënë pazare e plaçkitën

7 Shkurt, 21:03| Përditesimi: 7 Shkurt, 21:14

  • Share

Mbyllet fushata politike në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit (të dielën). Partitë politikë në garë mbajtën takimet e fundit elektorale.

Edhe kryeministri Albin Kurti mbajti tubimin me elektoratin e Vetëvendosjes në Prishtinë, ku bëri thirrje që të mos e lënë qeverinë e tij nën 500 mijë vota dhe kërcënoi ‘milionerët’ se do ia kthente pasuritë e zhvatura shtetit. Madje ai akuzoi edhe rivalët se për interesa personale kanë bërë pazare. Lutjen e tij për 500 mijë vota, si shifra që e nxjerr fitues të zgjedhjeve dhe i jep mandat për qeverisje të sigurt në një tjetër 4-vjeçar, Kurti e përsëriti disa herë.

Kurti foli për investimet e kryera në Veri të Kosovës me 65 km rrugë të ndërtuara dhe 100 km të tjera në proces. Me kthimin e familjeve shqiptare në pronat e tyre që ishin uzurpuar. Gjithashtu ai u shpreh:

“Ne jemi një popull e qeveri me 5 mijë policë dhe 5 mijë ushtarë, me 500 ushtarë më shumë sesa policë dhe vetëm me një Komandant. Pa ish-komandantë! Me komandantin tonë Bashkim Jashari, komandant i ushtrisë së Kosovës dhe Republikës sonë”, tha ai.

Teksa ai më tej i bëri thirrje publike të hapur elektoratin për pragun e votave që i duhet sipas llogaritjes së Vetëvendosjes për të fituar dhe me shumë gjasa për të qeverisur të vetëm.

“Ju kujtoj dhe ju lutem, mos na lini nën 500 mijë vota. Na duhen 500 mijë vota, nuk ju jam lutur, ju lutem për herë të fundit, aman po ju lus, nuk ju kam lutur më herët, s’ju lus më vonë, aman mos na lini nën 500 mijë vota. Duam 500 mijë zemra, mos na lini vetëm, që të jenë 500 mijë vota kur të hapen kutitë mbrëmjen e të dielës:, apeloi Kurti.

Ai iu përgjigj edhe kritikëve në partitë e tjera politike apo njerëzve që sipas tij janë pasuruar dhe bënë milionerë.

Ai madje kërcënoi se “kush e ka marrë hektarin me 300 euro, duket ta rikthejë në shtet”. Kurti paralajmëroi edhe programin e ri se “fëmijët e kosovarëve duhet të jenë të barabartë”, duke goditur milionerët që sipas tij janë pasuruar.

“Vetëvendosja gërshërët dhe e kthen pasurinë aty ku duhet, te shteti, te populli”, tha kryeministri kosovar.

Dhe në fund një deklaratë për trojet e Kosovës:

“Ne kriminelëve nuk i lënë asnjë copë tokë dhe e mbrojmë cep më cep!”, tha ai.

Ky fjalim i tensionuar i tij në fushatën përmbyllëse vjen edhe si mesazh ndaj polemikave më të fundit dhe deklaratave të Richard Grenell, emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, se Albin Kurti ka qenë një partner i pabesueshëm këto vite. Megjithëse kryeministri kosovar e ka mohuar në daljet publike, duke pretenduar marrëdhënie të mira, Grenell publikoi edhe një dokument me ndihmat e dhëna nga SHBA në rajon, ku Kosova kryesonte këtë listë me gjysmë miliardi dollarë.

 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?