Vetëvrasja e 12 vjeçares, psikologu: Ka çaluar familja! Fëmijët me probleme sociale duhen survejuar, të tregohet kujdes për rrjetet sociale

23 Gusht 2023, 17:51| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 18:14

  • Share

Jetesa mes dy prindërve të ndarë dhe mungesa e dashurisë së dyanshme dyshohet se bëri që një 12 vjeçare nga fshati Buzaishtë i Pogradecit, t’i japë fund jetës duke u vetvarur. Për psikologun Elidon Shehu ngjarja tronditëse e kësaj të marta ka shumë fajtorë. Në intervistën për Report Tv ai thotë se e para që duhet të kishte reaguar për gjendjen emocionale të të miturës duhet të ishte familja.

“Një ngjarje që trondit mbarë shoqërinë. Humbja e jetës së një fëmijë në një moshë kaq të vogël dhe në një akt të tillë trondit. Vinte nga prindër të divorcuar dhe së fundmi kishte takuar dhe nënën. Kjo ja kishte shkaktuar edhe tronditjen emocionale mesa  kemi marrë informacion. Sigurisht që të gjitha shërbimet kanë çaluar, qoftë familjar dhe social. Fillimisht ka çaluar familja, nuk ka kuptuar mesazhet. Në shumë raste fëmijët i shprehin emocionet. Por edhe tek shërbimi social, apo në shkollë. Mësuesi kujdestar, sociologu duhet ti kishte vënë re. Duhen parë dhe vlerësuar, sidomos ata që kanë një prind larg. Qoftë edhe mund të bien pre e bullizimit. Fëmijët e përjetojnë”, tha Shehu.

Në të tilla raste, për Shehun ka edhe çalim të institucioneve shtetërore.

“Raste të tilla mund të evitohen, kapen në kohë. Fëmijët në këtë moshë, nga 10-15 vjeç janë në fazë adoleshence dhe kanë ndryshime të mëdha emocionale. Japin shumë mesazhe. Çfarë pakënaqësish kanë në jetën e përditshme. Punonjësit, social, psikologët duhet ti monitorojnë fëmijët. Për të vlerësuar gjendjen e tyre emocionale”, tregoi psikologu.

Psikologu thotë se model i keq për akte të tilla ekstreme, deri në vetëvrasje nga fëmijët, janë edhe rrjetet sociale që nuk kanë as një filtër kontrolli.

“Një model shumë i keq për akte të tilla janë rrjetet sociale, janë të frikshme për fëmijët. Sidomos Tik-Tok. Është pa kontrolle. Ajo ka parë modele. Ka ndjekur një mënyrë se si do e bëjë aktin e vetëflijimit. Unë besoj se ajo e ka parë këtë akt në rrjete sociale. Mos lejim i i telefonit tani është pak i vështirë tek fëmijët. Ka mekanizma filtri, ti monitorojnë. Ka dublime aplikacionesh që mund ti monitorojmë. Ato mund ti shohin sjelljet dhe mund ti bëjnë modele të tyre. I bëjnë pjesë të stilit të të folurit, veshurit. ”, përfundoi ai.

E mitura që u vetëvar, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë, ndërsa të ëmën e kishte takuar vetëm një herë para pak kohësh, pas 5 viteve mungesë të saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?