Kronikë

Vetëvrasja e 17 vjeçares në Gjirokastër, dyshohet bullizmi! Gjendet ditari në telefon: Dua të më pranojnë si jam! Nxënës e mësues e mohojnë në prokurori: S’dinim gjë

13 Shkurt, 13:54| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:12

  • Share

TIRANE- Irsa Muçollari qëndronte e vetme në bankën e parë të klasës së 10-të C, në shkollën e mesme “Siri Shapllo”. Nuk kishte shoqëri dhe qëndronte e mbyllur. Shoqja e saj e ngushtë ishte transferuar disa muaj më parë në një tjetër gjimnaz të Gjirokastres. Adoleshentja mbante një ditar të shkurtër në telefonin e saj, ku shkruante kryesisht në gjuhën angleze. Në ato pak rreshta shprehte shqetësimin për mospranimin në shoqëri.

“Dua që shoqëria të më pranojë kështu si jam. Ndryshe do detyrohem te ndërroj shoqëri. Nuk dua te me paragjykojnë për veshjen dhe sjelljen time. Unë jam kjo që jam!”

Telefoni bashke me këto shënime është sekuestruar si prove nga Prokuroria e Gjirokastrës e cila dyshon se bullizmi në shkollë e çoi drejt vetëvrasjes 17-vjecaren.

“Askush nga gjimnazi nuk pranon të flasë se Irsa Muçollari të jete bullizuar”.

Burime nga prokuroria thanë se janë pyetur nxenes, mesues, psikologe dhe te gjithe kane mohuar faktin që Irsa te kete rene pre e bullizmit. Megjithatë prokuroria sot pritet te marrë dëshminë e dy vajzave te tjera, shoqet së ndjerës të cilat mund te hedhin drite mbi shkaqet e vetëvrasjes.

Ndërsa të tjera burime thanë se adoleshentja që u var me litar në banesë ishte besimtare praktikante që gjithnjë ndizte qirinj në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Një besimtare në kushte konfidenciale tha se të hënën, 10 shkurt, kur i dha fund jetës, Irsa Muçollari kishte ndezur tre qirinjtë e fundit.

Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës:

Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur  I. M.

Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoder: 13/02/2025 15:44

    Zemra e Vogel mos bashin hajr ata qe te prunen ktu

    Përgjigju
    • Illo: 13/02/2025 16:33

      Po, po. E kanë sjellë!!! Mosha e pubertatit nxjerr ne siperfaqe te gjitha semundjet gjenetike. Ka qene thjesht problem kohe. Te kerkojne a ka ne fis nga ana e te emes njerez me probleme psiqike. Semundjet psiqike janë te trashegueshme deri ne brezin e 7. Mund te ishte parandaluar, padyshim. Prinderit pike se pari duhet te jene afer femijeve, t’u drejtohen psikologëve, psikiatreve. Nuk ka lidhje me problemet ekonomike se do ishim vetvrare te gjithe, se te gjitheve ne kane bullizuar ne mënyra te ndryshme ne shkollë. Ngushellime te afermeve!

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?