Gëzim Tushi

Sociale

Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, sociologu Gëzim Tushi: Bullizimi po bëhet shqetësim! Adoleshentët sot janë të pamëshirshëm ndaj njëri-tjetrit

14 Shkurt, 13:47| Përditesimi: 14 Shkurt, 15:01

  • Share

TIRANË - Sociologu Gëzim Tushi foli në Report Tv lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku një 17-vjeçare Irsa Muçollari vrau veten, dyshohet për shkak se bullizohej nga bashkëmoshatarët. Tushi thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ intensiteti i këtij fenomeni këto kohë në shoqërinë shqiptare është shumë i lartë mes adoleshentëve.

'Fenomeni i ngacmimit ka ekzistuar edhe para 35 vjetësh. Edhe atëherë fëmijët ngacmojnë njëri tjetrin. Por sasia dhe intensiteti ishte verbal, kurse tani janë komplekse. Nuk krahasohet kjo tendence dhe sasi, nuk kam statistikë. Para 35 vjetësh vështirë të ketë humbur dikush jetën prej bullizimit. Kurse tani sasia e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë humbur jetën prej bullizimit është në rritje. Fenomen shqetësues. Limfa e bullizimit po bëhet shkatërrimtare.'

Sipas tij, adoleshentët po tregohen të pamëshirshëm me njëri-tjetrin.

'Këtë fenomen kemi kaq kohë që e diskutojmë. Diagnostikimet nuk janë të sakta dhe masat se çfarë duhet bërë nga institucionet në procesin e parandalimit në shkollë dhe familje. Këto raste që ndodhin, dhe raste të tjera të përsëritura kanë shkaqet e tyre. Duhet ti konsiderojmë adoleshentët viktima të këtij realiteti dhe mungesës së veprimit të strukturave. Adoleshentët e sotëm po bëhen të pamëshirshëm ndaj njëri tjetrit dhe një pjesë e vetëvrasjeve, janë si rezultat i bullizimit tregon përgjegjësinë e kësaj shoqërie që po shpërbëhet. Adoleshentët ndodhen përballë mungesës së aftësisë për të vepruar.'

Më tej, sociologu tregon edhe disa nga shkaqet e tjera të cilët mund të ndikojnë në parandalimin e këtij fenomeni.

'E dyta është dhe shkolla, mësuesit ka filluar të heq dorë nga këta probleme. Mësuesi është misionar jo rrogëtar. Si mund të jetë mësuesi indiferent përballë një situate të tillë?

E treta janë dhe ndikimet janë profesionale, si sociologu, psikologu që kanë pushtetin e dijes për të ndikuar te fëmijët tanë në situate të tilla. Vetëvrasja është një akt individual i fshehtë. Është vështirë të parashikosh një gjë të tillë.'

Ora 14:08
Shqipëria po plaket, sociologu Gëzim Tushi: Janë shkatërruar strukturat e shoqërisë! Duhen politika demografike, sociale që favorizojnë lindshmërinë

1739536943_gezimtush.jpg

Sociologu Gëzim Tushi analizoi me Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ edhe fenomenin e plakjes së popullsisë dhe uljen e numrit të fertilitetit. Tushi vë re se si po shkatërrohen strukturat e shoqërisë shqiptare.

'Problem është që fenomeni i plakjes është global. Vendet më të zhvilluara e kanë evident. Shqetësim për shoqërinë shqiptare, procesi i rënies së lindshmërisë, plakja e popullsisë është fenomen me intensitet, nga më ë lartët në Europë. Ne jemi shoqëri ballkanike. Kemi qenë shoqëri 35 vjet më parë më e reja  e Europës. Nga 1990 në moshën mesatare 42 vjeç barabartë me Portugalinë, ritmi i plakjes është në disproporcion shqetësues. Është prishur raporti mes lindjeve dhe vdekjeve. Shoqëria e sotme shqiptare nuk është më tradicionale.'

Më tej Tushi thotë se na duhen politika që e favorizojnë gruan dhe krijojnë kushte për mirëqënien rritjes së fëmijëve.

'Na duhen politika demografike, sociale që favorizojnë gruan. Nuk është kollaj ti thuash gruas bëj fëmijë. Ne duhet të krijojmë kushte për të ndihmuar. Shoqëria shqiptare nuk është shoqëri anti fëmijë. Por nëse kushtet ndërlikohen atëherë kërkohen politika që motivojnë gruan që të rrisë fëmijën e saj në kushte normale.'

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?