Vetëvrasja e 41 vjeçares, 4 vëllezërit të vetëdijshëm për dhunën e burrit ndaj saj: Xhemalin e njohim mirë, motra piu helm për shkak të presionit

8 Janar, 16:20| Përditesimi: 8 Janar, 16:27

  • Share

1704715721_xhemalloka.jpg

Vëllezërit e të ndjerës Bedrie Loka, ishin në dijeni të dhunës që bashkëshorti Xhemal Loka ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Sipas dëshmive të zbardhura në dosjen e prokurorisë, 4 vëllezërit e 41 vjeçares deklarojnë se Xhemal Loka ushtronte presion psikologjik dhe dhunë ndaj motrës së tyre.

Dhuna dhe presioni ndaj të ndjerës ishte rritur edhe më shumë në 2 vitet e fundit dhe vëllezërit e saj shprehen të bindur se vendimin për t’u vetëvrarë 41 vjeçarja e ka marrë si pasojë e dhunës që i ushtronte bashkëshorti i saj.  

Dëshmitë e vëllezërve:

Pandeli Bushi: Që në mars 2000, që kur është martuar motra ime, ai e ka trajtuar keq. E ka dhunuar disa herë fizikisht. Besoj se këtë veprim e ka bërë vetëm prej dhunës së Xhemalit dhe nuk ka lidhje me TikTok.

Mahmut Bushi: Kam dyshime dhe kam bindje se motra ka pirë helm për shkak të marrëdhënies, presionit që kishte nga bashkëshorti i saj. E njoh shumë mirë Xhemalin, ai ka qenë i dhunshëm dhe nuk e ka trajtuar mirë motrën, sidomos këto dy vite. Këtë fakt që ai nuk e trajtonte mirë, ma ka thënë motra ime disa herë dhe i kam thënë Xhemalit shumë herë që të mos e keqtrajtonte motrën time.

Xhim Bushi: Ajo e ka bërë këtë veprim vetëm prej dhunës së bashkëshortit Xhemal Loka. Ata i kanë pasur marrëdhëniet shumë keq, atë gjë e ka ditur shumë mirë mbesa ime Rosalinda. Mendoj se ajo e di historinë e kësaj pune, por ajo nuk tregon menjëherë, se normalisht i vjen keq për babanë e vet.

Dhimitër Bushi: Motra ime i ka pasur shumë keq marrëdhëniet me burrin e saj. Madje, edhe ditën e ngjarjes, Xhemali e ka dhunuar motrën time.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?