Durrës/ E ëma i dha fund jetës me fotoksinë, dëshmitë tronditëse të fëmijëve të mitur: Babi e rrihte me grushta e shkelma! I thoshte do të bëj të vrasësh veten

8 Janar, 16:36| Përditesimi: 8 Janar, 17:31

  • Share

Dëshmia e 4 fëmijëve të çiftit Loka në Prokurori është një ndër provat kyçe për të vërtetuar dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj mamasë së tyre, Bedrije, e cila i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024.

Sot, Xhemal Loka para togave të zeza, ku doli për masë sigurie, dhunën e quajti 'debat normal' si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fostoksinë e justifikoi tek profili në Tik-Tok që denigronte figurën e saj, por dëshmia e fëmijëve tregojnë të kundërtën. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune dhe ia ka dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.

"Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time” ka thënë njëri prej fëmijëve të mitur në dëshminë e tij në Prokurori.

 Edhe katër ditë para vitit të Ri i ati e ka goditur me grushta shkelma dhe kërcënuar se do ta vriste.  

“Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi... krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras ... e ka ofenduar me fjalë të rënda... e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”,

Edhe më 1 janar, pas vitit të ri skenat e sherrit dhe dhunës janë përsëritur në mbrëmje ndërsa në orët e para të mëngjesit të 2 janarit gruaja ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë 

“Më datë 1 janar, pas vitit të ri ... babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im ... dhe të gjyshja ime ... ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku", "Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat... i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)" ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

Edhe fëmija tjetër ka dëshmuar dhunën e 1 janarit 2024

 Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00" ka dëshmuar fëmija tjetër

Edhe një vit më parë 45 vjeçari e i kishte marrë në celular dhe i kishte thënë do të të bëj të vrasësh veten

Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im' ka dëshmuar fëmija në prokurori më 5 janar, një ditë para arrestimit.

Edhe djali i vogël i çiftit ka filmuar momentet e dhunës dhe videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen", duke theksuar "une kam një telefon "Samsung"... dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin", si dhe "telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti".

Bedrija edhe ishte dhunuar nuk kishte bërë asnjëherë denoncim.

"Edhe nga këto deklarime të fëmijëve të bashkëshortëve Loka provohet fakti që marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve nuk kanë qënë marrëdhenie normale, por janë karakterizuar nga një gjëndje konfliktuale e vazhdueshme, e shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit Xhemal Loka karshi saj, sjellje kjo e shoqëruar herë pas here edhe me veprime të dhunës fizike ndaj saj, për të cilat, ajo nuk ka parashtruar asnjë njoftim apo kallëzim penal para institucioneve ligjzbatuese, sjllje kjo që ka passjellë një gjëndje psikologjike të rënduar të të ndjerës, ç'ka e ka çuar atë drejt ndërmarrjes së veprimit fatal të vetëvrasjes nëpërmjet konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë" thuhet në dosjen e prokurorisë.

Gjykata e Durrësit mbylli sot në qeli Xhemal Lokën me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan e tij.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?