Vetëvrasja e 41 vjeçares nënës së 4 fëmijëve në Sukth të Durrësit pas denigrimeve që i ishin bërë duke i hapur një profil fallco në facebook, ka shkaktuar reagime të ashpra nga opinioni publik në vend.
Mes figurave të njohura që kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, është edhe moderatorja Arbana Osmani e cila duke i konsideruar denigruesit në rrjetet sociale si ‘vrasës modernë që kanë armë tastierat’ i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar mbylljen e rrjetit social ‘Ttik-Tok’.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik Tok, Spiropali: Rast tmerrësisht i rëndë, kërkon drejtësi! Duhet ndërhyrë në legjislacionim për mediet online
B.V/ReportTv.al