Kronikë

Vetëvrasja e Donald Grekut në bllokun e sigurisë reagon Komiteti i Helsinkit: Mjeku i bllokut të sigurisë i dha Xanax për herë të dytë pa u konsultuar me toksikologun

26 Mars, 09:21| Përditesimi: 26 Mars, 13:17

  • Share

Pas vetëvrasjes së rëndë në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, më datë 13 Maj në bllokun e sigurisë së Donald Grekut, ka reaguar me një deklaratë zyrtare Komiteti i Shqiptar i Helsinkit.

Sipas Komiteti Shqiptar të Helsinkit, viktima kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte kërkuar trajtim mjekësor.

“Mjeku specialist toksikolog nuk kishte përcaktuar medikamentin që duhej të merrte, ndërsa mjeku i institucionit nuk e konsultoi më tej,” -thuhet në raportin e Komitetit.

Greku kishte kërkuar disa herë Metadon, por i ishte dhënë vetëm qetësuesi Xanax.

Një tjetër problematikë e evidentuar ishte mungesa e mbikëqyrjes së vazhdueshme.

“Nuk rezulton të jetë kontrolluar dhoma çdo 3-5 minuta, siç parashikohet nga procedurat,” thekson Komitet i Helsinkit, duke shtuar se butoni i ziles për komunikim me personelin nuk funksiononte.-thuhet në deklaratë.

Komiteti i Shqiptar i Helsinkit kërkon nga Policia e Shtetit të krijojë grupe pune për vlerësimin e kushteve në dhomat e sigurisë dhe të hartohen protokolle të veçanta për trajtimin e të ndaluarve vartës ndaj lëndëve narkotike.

“Jeta e çdo njeriu është e shtrenjtë dhe duhet mbrojtur,” përfundon deklarata.

 

Donald Greku, 46 vjeç, u arrestua për vjedhjen e të paktën 4 portofolave në urbanët e Tiranës dhe u gjet i pajetë rreth orës 01:20 të datës 13 Mars 2025, nga punonjësit e policisë në qelinë e tij në Bllokun e Sigurisë. Burri u gjet i vetëvarur me një copë rrobe që kishte grisur nga tutat që kishte veshur, në rrjetën e dritares së dhomës. Sapo e konstatoi njëri prej policëve, preu rrobën dhe menjëherë u njoftua urgjenca, të cilët pasi mbërritën në bllokun e Sigurisë, konstatuan se Donald Greku kishte ndërruar jetë.

Në momentet e para të arrestimit nga shërbimet e komisariatit numër 3, 46-vjeçari u kishte thënë efektivëve se është përdorues i lëndëve narkotike të forta.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?