Kronikë

Vetëvrasja e emigrantit maroken, homazhe dhe protestë në kampin e Gjadrit! Aktivistët: Hetim i pavarur, kushtet çnjerëzore! Të lirohen urgjent

1 Qershor, 10:02| Përditesimi: 1 Qershor, 10:16

  • Share

Lezhë- Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve.

Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore në të cilat, sipas tyre, mbahen emigrantët.

Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit, që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.

“Drejtësi për Hamidin” dhe “Liri për emigrantët” ishin disa nga parullat, teksa janë vendosur edhe tufa me lule në hyrje të kampit dhe nga protestuesit mbahej në dorë gjithashtu një banderolë.

Kristina Millona, aktiviste, ngriti zërin dhe shqetësimin për kushtet në kamp dhe kërkoi hetim të pavarur të rastit.

“Çfarë po ndodh brenda këtyre qëndrave që prodhojnë vetëm dëshpërim. Hamidi ishte një prej djemve fatkeq të shoqëruar forcërisht drejt këtyre kampeve, në Gjadër. I burgosur dhe liruar pas një muji e tre ditëve u rikthye në Itali, por liria nuk zgjati shumë. I mbyllur përsëri pas hekurave dhe nga frika se mos e rikthenin në Gjadër, Hamidi i dha fund jetës tragjikisht. Ky rast tregon se si kampi i Gjadrit është shndërruar në një Guantanamo dhe qendër torturash dhe ku shpëtimi i vetëm mbetet vetëlëndimi. Raportet flasin për 40 incidente në muajin e parë brenda Gjadrit. Ne kërkojmë urgjentisht ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, lirimin e të gjithë emigrantëve në Gjadër dhe një hetim të pavarur për përgjegjësitë institucionale”, tha ajo mes të tjerash.

Ngjarja ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte projektuar si një qendër pritjeje për azilkërkuesit e shpëtuar në det, për një periudhë deri në 28 ditë, por me dekretin e ri të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, funksioni i kësaj qendre është zgjeruar.

Ajo po shërben edhe si qendër për emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 01/06/2025 13:00

    Ky është një kamp i çertifikuar prandaj këta rëmbythje që janë mbledhur nuk dinë fare se çfar kushte janë brënda...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?