Shkelzen Qordja

Kronikë

Vetëvrasja e shoferit të Xhafajt, familjarët: Shkëlzeni s’kishte konflikte, s’e kuptojmë çfarë ndodhi

2 Korrik 2018, 14:01| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 14:07

  • Share

Për vdekjen e Shkëlzen Qordjes, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Policia ka marrë në pyetje familjarë dhe miq të 31-vjeçarit.

Ata kanë thënë se Shkëlzeni nuk ka pasur konflikte dhe as nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij. 

Ditët e fundit nuk e kemi parë të shqetësuar. Nuk kishte konflikte me njeri. Ishte pak tip i mbyllur, por nuk dimë që të kishte shqetësime. Ende nuk e kuptojmë çfarë ka ndodhur. 

Familjarët e Shkëlzen Qordjas

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u vetëvra mëngjesin e së shtunës brenda garazhit të Garda e Republikës. Ai u vetëqëllua me një plumb në kokë, i cili doli nga një kallashnikov “MP5”, i cili përdorej nga Qordja për shkak të detyrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?