Bardh Spahia

Vetëvrasjet te Sanatoriumi/ PD i denoncon me emra: E para Manastirliu, pastaj bashkëshorti i...

5 Shtator 2020, 20:37| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 20:40

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia deklaroi se lidhjet familjare dhe politike po mbulojnë me heshtje kriminale përgjegjësinë e qeverisë për vetëvrasjet në spitalin Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se ministrja Manastirliu, në vend që të bënte transparencë për qytetarët, u fsheh dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, për asnjë për rastet e rënda të ndodhura.

Ish deputeti ka publikuar gjithashtu me emër dhe me mbiemër personat përgjegjës të kësaj situate dhe lidhjet familjare mes tyre.

"Me idenë se “çudia më e madhe në Shqipëri, 3 ditë zgjat”, qeveria heshti në mënyrë kriminale për ngjarjen e rëndë, të përsëritur në më pak se 3 javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një pacient tjetër me Covid-19, në kushte të rënduara psikologjike, vrau veten, duke u hedhur nga katet e larta të spitalit 3 ditë më parë, e një i tretë u shpëtua pasi tentoi të njëjtin veprim, por qeveria po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Të gjithë përgjegjësit për sigurinë e jetës së qytetarëve në spitale, heshtën. Studimet mbi COVID 19 kanë treguar, se sëmundja e rëndon gjendjen psikologjike të disa pacientëve, por qeveria jonë nuk mori asnjë masë për ta trajtuar këtë problematikë, kur u shënua vetëvrasja e pacientit të parë.

Askush nuk mori në analizë ngjarjen e parë të rëndë për të parandaluar të dytën dhe uroj të fundit. Por askush-ët kanë emër dhe mbiemër.

E para, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në vend që të bënte transparencë për qytetarët, ajo u fsheh dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, për asnjë për rastet e rënda të ndodhura.

E dyta, është Kryetarja e të ashtuquajturit Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, mjekja psikologe që trajton Edi Ramën. Ajo nuk e mblodhi asnjëherë Komitetin për të diskutuar masat që duhen marrë për të parandaluar vetëvrasjet apo për t’u shërbyer më mirë qytetarëve me probleme psikologjike në spitalet COVID.

I treti është bashkëshorti i Rakacollit, Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi. Pas ngjarjes së parë të rëndë, ai nuk mori asnjë masë për të shtuar në ekip, 1 apo 2 psikologë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të pacientëve me COVID.

Neglizhencë? Paaftësi? Militantizëm i verbër!? Cilado qoftë, është e sigurtë që po veprohet me militantizëm, jo me profesionalizëm", shkruan Spahiu.

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 06/09/2020 08:10

    Kur nuk u denua ali spazia qe nxirrni kufomat e te vrareve te dy prillit nga nga spitali i shkodres ,te sheshi,Kur nuk u denove ti qe i vure zjarrin shkalles,qe mjek qe shpif gjithe dritan dhe nuk vesh njehere bluzen e bardhe.qofshin shkodranet qe fitojne per ty .

    Përgjigju
  • ÇUNI SPIUNIT: 06/09/2020 07:59

    O ÇUNI SPIUNIT TË SIGURIMIT ALI PLEH SPAHIUT PO SI NUK PUSHOVE NJËHER SË LEFURI HUM HUM HUM O BARDHI KAÇARUMI TUM TUM. PO TI JE MJEK MOSQOFSH SI NUK NDIHMOVE NJËHER NJERZIT NË NEVOJ DUKE VESH BLUZËN E BARDH PO VETËM LEF MOR PERTEF.

    Përgjigju
  • Bobi: 05/09/2020 21:03

    E çna e qave t..apin o Bardh. Po si nuk tu mbyll ajo hele nje here. Po vishe nje here bluzen e mjekut e jep edhe ti Kontributin tend si mjek. Apo harrova se ti nuk e njeh humanizmin, kontribuon vetem aty ku paguhesh me para. Rrace e qelbur paske qene.

    Përgjigju
  • Alatan: 05/09/2020 20:59

    Turp te vije ty si mjek që guzon të shash e akuzosh një mjek tjetër. Se ske punuar një ditë si mjek prandaj. Dhe se meriton të jesh mjek se duhet të jesh qenie njerëzore njëherë. Prandaj sju voton njeri fytyra të zeza. Covid ka dëmtuar psikologjinë dhe sjane të ç'mëndur njerëzit ti lidhin pas shtratit të mos hidhen nga dritarja po ç'të të thuash ty o katundar

    Përgjigju
    • ERP: 05/09/2020 21:27

      Ku ka turp ky, i ngjan babes sahanlepires

    • Astriti: 05/09/2020 21:09

      Flet kot se e kan mendjen kap ca te kapesh se po ju vjen fundi.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?