Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i gardës! Ishte në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan (EMRI)

5 Qershor, 09:05| Përditesimi: 5 Qershor, 12:33

  • Share

Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i pajetë në orët e para të së enjtes në automjetin e tij që e kishte parkuar në garazh pranë banesës në rrugën “Mihal Grameno”.

Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij. 

Lelçaj mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.

"Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës", njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?