Një person është vetëvrarë paraditen e sotme në qelitë e komisariatit të Kukësit, ndërsa policia jep një tjetër version për ngjarjen. Viktima është Medi Gjuni 49-vjeç.
Sipas drejtorisë së policisë së Kukësit, Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë në dhomat e paraburgimit, pasi vuante nga epilepsia, dhe aty ndërroi edhe jetë. Ndërsa burime nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i thanë Shqiptarja.com se Medi Gjuni është vetvrarë në dhomën e shoqërimit të komisariatit. .
49-vjeçari ishte arrestuar në ditën e parë të 2019-ës për dhunë në familje, pas denoncimit nga bashkëshortja. Kjo ishte hera e dytë që Medi Gjuni arrestohej për dhunë në familje, pasi herën e parë ishte arrestuar dhe dënuar në datë 28 gusht 2016, po për dhunë ndaj gruas.
E ndërsa trupi është transportuar për autopsi, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë së Kukësit
Sot, në orët e para të mëngjesit është konstatuar nga personeli i sherbimit në dhomat e paraburgimit shtetasi M.Gj, vjeç 49, banues në Kukës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë është transportuar në spitalin e Kukës ku më pas ka gjetur vdekjen. Shtetasi M.Gj., është arrestuar më datë 1 janar 2019, për veprën penale "Dhuna në familje", ku ka qenë i dënuar dhe më parë për të njejtën vepër penale. Shtetasi M.Gj. dyshohet se vuan nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e ngjarjes.
Komente

Sa per informacion drejtoria e burgjeve nuk ka asnje lidhje me dhomat e shoqerimit ne komisariatet e policise ne e duam median e duam informacionin por nuk duam qe familjet e personave te vrare apo te vdekur te abuzohen me informacionet e pasakta qe publikojn mediat ne shqiperi ju lutem gazetareve te jene me profesional
Përgjigju