Veting në polici vetëm për 'shefat'! Në 'sitë' drejtuesit e lartë e madhorë, mund të ndërpritet për gradat e ulëta! Për ndërkombëtarët është i panevojshëm

21 Janar 2022, 20:36| Përditesimi: 21 Janar 2022, 20:48

  • Share

Procesi i vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës mund të ndërpritet zyrtarisht për gradat e ulëta, deri tani të përfshira. Report Tv mësohen po po shihet mundësia që të vetohen vetëm ata që fitojnë gradat e larta, drejtues i lartë dhe drejtues madhor.

Vendimi nuk është marrë ende zyrtarisht, megjithatë, për shkak të ngërçeve dhe vonesave, po shkohet drejt një propozimi të tillë.

Që nga 21 nëntori 2019, moment kur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dha vendimin e parë të vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA, vetëm 57 vendime janë firmosur zyrtarisht. Procesi hasi pengesa të shumta, ndërsa në jo pak raste u kritikua jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët, të cilët këshilluan ndërprerjen e tij.

Me ardhjen në detyrë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, bashkë me një grup deputetësh u vendos ndërprerja e këtij procesi në Polici dhe Gardë dhe përqendrimi vetëm tek SHÇBA-ja, e cila do të vijonte më tej procesin e veting-ut për dy institucionet e tjera. Ndërprerja erdhi edhe pas rekomandimeve të GRECO, një organizëm që funksionon pranë Këshillit të Evropës. Edhe pas ndërprerjes në pranverë 2021 të kontrolleve në Polici dhe Gardë dhe përqendrimit tek SHÇBA, sërish procesi ka lëvizur me ritme shumë të ulëta dhe parashikohet që 42 subjektet ta përfundojnë deri në fund të vitit 2022.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policet: 22/01/2022 16:31

    Nuk gjykon dot njeri se cdare ka ne mendje tjetri. Ndiqni parane,pronat,makinat,lluksin etj.te cdo punonjes policie,specialist te cdo fushe. Se me rroge shteti nuk behesh i pasur,por jeton. Po ca qe nuk jane shefa,mbase jane me te pasur se shefat e tyre. Me shtepi ne zona te preferuara, ku here pas here bejne rinovim banese e mobiljesh sipas modes, shtepi te blera per femijet qe ne moshen 18 vjec(pale se ata palloshat flene gjume diten e bredhin diskove naten), makina te shtrenjta po per vete e femijet,te regjistruara ne emer te farefisit te afert etj. Me nderet qe u bejne drogmeneve perfitojne aq shume sa jane terbuar dhe femijet e fisit, i kerkojne leke dajes apo xhajes dhe nuk i kthejne se ka plot thesi dajes apo xhajes.

    Përgjigju
  • Taku: 22/01/2022 09:58

    Opo duhet vettingu por tjeter gje se nuk duan. Do ishte deshtim i qeverise nqs do e nderpresi. Gjithsesi duhet te mendojne per ata njerez qe ben vettingun qe mos dalin ne rruge. Sepse kane kontribuar dhe mbajtur presion deri tani. Te integrohen ne detyra te tjera se kane eksperiencen e duhur.

    Përgjigju
  • Vetingu: 22/01/2022 00:24

    Eshte nje vrime ne uje, sepse cdo femije kopshti I njeh mire shefat e medhenj dhe e dine mire Si funksionojne, me ke takohen, sa lek marrin Dhe cfare funksiono kryejne, duke mos ndalur Asnje makine krimi dhe duke mos vepruar Karshi asnje krimineli dhe te afermi apo lidhje, Por duke i thene ca prblemi te keni bjeri tel. Sigurisht cdo muaj zarfin sipas bandave, sipas zonave perkatse, sipas qyteteve.. Ska ndonje sekret ktu, Mjafton te shikoni jeten qe bejne grate e femijet E drejtorave te policise e shefave te komisariateve Dhe me cfare makinash levizin, jeta qe bejne jashte shteti.. Dhe rrobat e cdo gje, mjafton ti shikosh si sillen neper lokale Kur jane jashte sherbimi, me puro e wiskey e konjak 1000 € shishja. Respekt

    Përgjigju
    • Shkodrane: 22/01/2022 05:14

      Ke harruar edhe zarfin që ju shkon SHÇBA për të bërë raportin e pastërtisë në fund të muajit, për kufirin, qarkullimin, rendin e policinë kriminale!

  • ISH POLICI: 21/01/2022 20:59

    VETINGU DUHET TE BEHET DERI NE POZICINET ME GRADEN INSPEKTOR i PARE. DHE DUHET SHTUAR KONTROLLI PER REKRUTIMET. DUHET TE SHIKOHET ME SHUMË VEMENDJE INEGRITETI DHE PROFESJONALIZMI I AGJENTEVE DHE OPGJ.... SE PO I SHOHIMQE SHITEN PER NJE DREKË ME LLOJ E SOJ KONTIGJENTI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?