Foto ilustruese

Vetingu / Bujar Sheshi mospërputhje modeste, vendimi jepet sot

24 Tetor 2018, 07:18| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 07:21

  • Share

Ashtu siç edhe pritej, prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi, u paraqit dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa, pas një hetimi të thelluar, doli në konfuzionin se prokurori ka mosdeklarim të pasurisë në lidhje me një dhomë shtesë të ndërtuar në vitin 1998, e legalizuar në vitin 2015 dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005. Për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim.

Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit. Vetë prokurori vlerësoi konstatimet e KPK-së. Vendimi i KPK-së për prokurorin pritet të shpallet të mërkurën në orën 10:00. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori posedon tre banesa, një përfituar nga privatizimi, një nga dhurimi dhe një trashëgimia. Konkretisht, prokurori Sheshi në vitin 2003 deklaron një parlament 2+1, përfituar nga privatizimi, ku nuk jepet as sipërfaqja dhe as vlera.

Në vitin 2012, deklaron një banesë 2+1, me sipërfaqe 160 m2, në bashkëpronësi me djalin e xhaxhait, lënë me testament nga halla. Shehi posedon 50 % të banesës njëkatëshe. Ndërkaq, në vitin 2016, prokurori Sheshi deklaron një apartament 1+1 në Tiranës, në bashkëpronësi me vëllain. Apartamenti është lënë trashëgim pas ndarjes nga jeta të prindërve. Bujar Sheshi njihet si prokurori i dosjes së ish-zv/kryeministrit, sot President i Republikës, Ilir Meta.

Në vitin 2012 prokurori Sheshi i kërkoi Gjykatës së Lartë dënimin e Metës me dy vite burg, me akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror, bazuar në videon e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Nga ana e saj, Gjykata e Lartë, rrëzoi akuzën e Prokurorisë, duke e shpallur ish-zv/kryeministrin të pafajshëm. Prokurori Sheshi ka kërkuar edhe rikthimin në qeli të Arben Frrokut, i cili ishte liruar si pafajshëm për akuzën e vrasjes.

Komento

Komente

  • erma: 24/10/2018 10:27

    jeni nje hale e madhe ju qe paguheni me 4 mil leke rroge nga taksat tona!!! VETTING I DESHTUAR!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?