Në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ka nisur sot shqyrtimi i kërkesës së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të pasur rrugën të lirë, për t’u rikthyer në drejtësi.
Fullani kërkon rrëzimin e një pike në vendimin e shkallës së parë të Vetingut, që e ka përjashtuar atë me 15 vite nga drejtësia shqiptare, pasi dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Fullani i qëndron dorëheqjes, por nuk pranon përjashtimin 15-vjeçar. Sot, trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi në dhomë këshillimi që kërkesën e zonjës Fullani ta shqyrtojë në seancë gjyqësore publike, javën e ardhshme, konkretisht ditën e mërkurë ora 10.
Zonja Fullani kishte paraqitur një kërkesë në Kolegj, ku kërkonte pezullimin e gjykimit. Kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga trupi gjykues. Me këtë vendim, Kolegji ka vendosur ta kalojë çështjen në seancë plenare, ku do të ftohet edhe Fullani.
Zonja Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej, siç bëri Ardian Dvorani. Pavarësisht largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani, sipas Komisionit të Vetingut, nuk e humbi statusin e magjistrates, pasi kishte të drejtë të shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Për rrjedhojë, për Fullanin nisi Vetingu në mars të 2019.
Në pill të 2019, Arjana Fullani i dërgon një shkresë KPK-së ku njofton se nuk dëshiron të shërbejë më në drejtësi. Megjithatë, KPK-ja ka pohuar se ajo e gëzonte ende statusin e magjistratit. Çështjen e ka zgjidhur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili me prill të 2019 vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për Arjana Fullanin. Bazuar në vendimin e KLGJ për mbarimin e statusit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në korrik të 2019, vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Arjana Fullanin.
Në këtë vendim, KPK vendosi edhe shënimin: ‘Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare'.
I jepni rrogen per kater vjet si e mori Shpresa Becaj nga KLD e famshme e Ilir Metes, . I gjykoni per t’u mare pasurine dhe te futen ne burg gjithe keta hajdut gjak pires, Ja kaloni SPAKU -t ndoshta zgjohen..
PërgjigjuNje korrigjim te artikulli. Zonja nuk e pranon doreheqjen, se nuk ka qene ne detyre.
Përgjigju