Politikë

Vetingu i politikanëve, debati në Report Tv! Ristani: Organet janë, por mungon vullneti! Propozimi i PD s’ndryshon asgjë! Lisandër Hoxha: Basha preket i pari

26 Tetor 2021, 14:36| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 16:30

  • Share

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese për vetingun e politikanëve nuk janë përkrahur nga ish deputeti i PD, Arben Ristani dhe ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, të cilët i cilësojnë atë si paçavure, që shkatërron ndarjen e pushteteve.

Të ftuar në Report Tv, Arben Ristani th se duhet veting i politikanëve, por jo nga SPAK dhe jo si e propozon PD, por të gjendjen mekanizmat e duhur. Sipas Ristanit duhet që të krijohet një trup brenda parlamentit për të bërë veting. Sipas tij nuk ka nevojë për ndryshime për të bërë këtë pasi ligji anti-mafia, ligji i dekriminalizimit dhe SPAK nuk i pengon akuzash që të hetojnë politikanët e korruptuar por nuk ka vullnet. Dhe sipas tij fakti se Basha shton një tjetër organ, nuk ka për të shtuar vullnetin.

“SPAK është me objekt të përcaktuar dhe nuk mund të bëjë verifikim administrativ. Prokurorët e SPAK nëse do të bëjnë hetime administrative do të përjashtohen nga hetimet penale pasi nuk mund t’i bëjë dot i njëjti prokuror. Për mendimin tim mund të ketë një trup brenda parlamentit për të bërë vetingun. Unë jam për rregullimin e sistemit që kemi dhe jo të shtojmë organe të posaçëm, që duan t’i ngrenë sa herë del diçka. Vetingu në politikë duhet, por të gjenden mekanizmat e duhura. Basha kërkon përjashtimin edhe të atyre që kanë pasur  procese gjyqësore, po more pafajësinë je prapë jashtë politikës! Basha është i akuzuar vetë për rrugën e kombit apo për lobinin rus dhe çështjet janë mbyllur , kjo duhet ta lërë jashtë politikës. Kjo nuk ka sens. Duke pasur ligjin anti-mafia dhe SPAK dhe ligjin e dekriminalizimit dhe ILDKP, bëjnë një tablo të plotë të shtetit për të hetuar politikanët dhe korrupsionin. Nuk funksionon se mungon vullneti. Por të shtohet një organ tjetër nuk shtohet do të përmirësojë vullnetin”, tha Ristani.

Edhe Lisandër Hoxha tha se SPAK nuk e pengon askush që të hetojë korrupsionin e politikanëve dhe nëse bazohesh në propozimet e bëra nga PD, Basha është i pari që preket nga ky veting.

“Duhet bërë pasi jemi një ndër vendet më të korruptuar të botës. Politika është ajka e korrupsionit. PD dërgon një paçavure që shkrin ndarjen e pushteteve. Basha tallet me shqiptarët pasi ai shkruan se i korruptuar quhesh edhe kur mbyll procese me procedurë. Nëse është kështu vetingu prek të parin Bashën. Lufta ndaj korrupsionit e ka SPAK dhe nuk ka asnjë pengesë të fus në burg politikanë të korruptuar”, tha Hoxha.  

Ndryshe nga Hoxha dhe Ristani, juristi Ledio Braho shprehet se ka nevojë për veting, por se e bën SPAK apo një organ tjetër që mund të ngrihet për t’u parë.

“Pjesa më e madhe e propozimeve është bërë nga vetingu në gjyqësor. Nuk mund të themi se klasa politike është më pak e korruptuar se gjyqësori dhe e justifikoj me këtë qëllim që të luftojë korrupsionin në politikë. Që ka nevojë për veting ka dhe a është SPAK apo do të krijojmë një organ ad-hock kjo mbetet për t’u parë. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për t’i dhënë fund tranzicionit politik në Shqipëri dhe që më tepër kur vepra e korrupsionit në vend janë bërë të pamundura për t’u vërtetuar. Në momentin që të gjithë politikanët do të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasuritë e tyre do të kuptohet dhe se kush ka bërë korrupsion e kush jo”, tha Braho.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. Basha ka deklaruar se tre amendamentet janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Ndryshimet fokusohen në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe  rikthimi i komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 26/10/2021 15:21

    nuk ka vullnet se po te duan I hetojne pasurine te gjithe politikaneve (dhe gjithe populli e di ku jetojne dhe me cfare merren ata vete dhe familjaret e tyre) dhe ja sekuestrojne cdo pasuri te pajustifikuar.. dhe I cojne per ndjekje penale.. Tani po zihen kush ta beje kete process??? shume e veshtire per t'u gjetur :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?