Vetingu ne polici, drejtori i Kufirit drejt rikonfirmimit

9 Janar 2020, 12:59| Përditesimi: 9 Janar 2020, 13:01

  • Share

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli këtë të enjte përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit, duke lënë të kuptohet se ai do të rikonfirmohet në detyrë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për rikonfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit. Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?