Vehbi Bushati u largua nga detyra e drejtorit të policisë së Lezhës në vendimin e parë të dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas rinisjes së vetting-ut në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i deritanishëm i policisë së Lezhës, nuk përjashtohet përfundimisht nga strukturat blu, por nuk do të lejohet të mbajë poste drejtuese, dhe për shkak të filtrit të vetting-ut detyra më e lartë që do t’i lejohet është shef krimesh në komisariat. Ky vendim i trupës së vetting-ut të AMP-së erdhi pasi Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale sipas rregullave të miratuara së fundmi.
AMP theksoi se ai ka paraqitur deklaratën e interesave private periodike vjetore ne ILDKPKI, një format që është për vlerësim periodik dhe jo kalimtar që duhet të bënte. Në vendim theksohet se pavarësisht kontakti përmes rrugëve zyrtare me Vehbi Bushatin, në afatet e parashikuara në ligj, ai nuk ka kryer asnjë dorëzim e formularëve sipas rregullave të miratuara së fundmi. Në dosjen e ish-drejtuesit të policisë figuronin vetëm formularët dhe deklaratat që janë plotësuar në vitin 2018, të cilat janë të pavlefshme pas ndryshimeve që iu bën ligjit të vetting-ut në Policinë e Shtetit që kanë hyrë në fuqi më 4 maj 2023. Vehbi Bushati ka mbajtur poste të larta drejtuese në polici, si drejtues qarqesh, shef komisariatesh dhe zëvendësdrejtor i Antiterrorit.
Pas rinisjes së vettingut, trupa vlerësuese e AMP do të filtrojë të gjithë punonjësit me poste të larta në polici, një pjesë e të cilëve kanë kaluar një herë veting-un kalimtar, por kontrolli periodik do të bëhet çdo pesë vite. Vetting-u ndaloi në fillim të vitit 2022 dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pushoi së ekzistuari për shkak të vonesave të shumta. Fillimisht në filtër ishte parashikuar të kalonin të gjithë efektivët por me ndryshimet e fundit, janë përjashtuar punonjësit e nivelit bazë dhe vëmendja është përqendruar tek drejtuesit.
(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)
Pas shkarkimit nga detyra për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, burime te sigurta për Report Tv bëjnë me dije se Vehbi Bushati merr detyrën si këshilltar në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ky rrugaç polic politik nuk dubet te ishte fare ne radhet e policise. Ne vitin e mbrapshte 97 ju kerkonte turmave te zemeruara neqytetin e Korçes qe ti drejtoheshin zyrave te keshillit qarkut per ti djegur por fale nderhyrjes se ish deputetit N.Pandeli nuk u lejuan te hynin aty por fale disa qytetareve qe nuk pranuan shpetuan hipotema dhe zyra r pri atizimit te cilat ishin ne shenjester.
PërgjigjuJo po thone :Pse shqiptaret nuk i besojne institucionet? Tani ke te besojne ? Vetingun qe ka folur me vendim dhe thote ky nuk ben , apo Rumbullakun qe thote ky eshte me i mire duhet te me keshilloje edhe mua . Mbeti ky milet ne dilema tere jete , ke te mar e ke te le .
PërgjigjuNjerzë të till duhen për të drejtur vëndin.po qe i sinqert dhe korrekt në detyrë,nuk të pranojnë se i prismi punë hajdutëve.Dhe thon ,pse po largohen të rinjët nga shqipëria?si mund të jetohet në nji vēnd,ku komandojnë Maskarenjët....?
PërgjigjuKjo histori eshte shume interesante.Nga njera ane,eshte e qarte qe i siperpermenduri e ka pesuar nga Vetingu sepse nuk ka dorezuarr ne kohe,ose sic kerkohet dokumentet ne baze te ligjit te ri te ndryshuar,pra per teknikalitete;nga ana tjeter,meqe eshte ceshtje teknikaliteti, eshte e cuditshme qe zoteria nuk ka bere kundragjyq per te fituar te drejten dhe te vetingohej dhe nje here! Cfare e pengon t'a beje?!
PërgjigjuPo si ka mundesi ky vebiu eshte me i koruptuari dhe me maskarai ai eshte i lidhur me shume banda dhe i ka ndimu qe nga saranda vlora sidomos dursi tirane ky eshte pjestare ne shume biznese dhe ju e coni keshilltar dhe i korptu dhe si te keshilloj rumbullakun si ta korutoj ajde shtet ajde o rama po shduki keta faqezinje se jane turpi policis
PërgjigjuKy eshte dibran pa din e iman. Turp... I pafshi hajrin.
PërgjigjuVehbiu eshte njeri flori dhe super profesionist, Ka qe 22 vjec ne polici dhe ka drejtu ne kohet me te veshtira Komisariate e drejtori nga tropoja deri ne vlore Me shume vendosmeri dhe perkushtim, Por si pelqen bandave te politikes dhe bejne cmos ti heqin profesionistet Si nga vlora e shkodra e tirana kudo qofte, ktu ligjin e ben mafia, Ato plerat komisioni i vetingut jane te gjithe te pa afte dhe super ushtar te krimit dhe politikes. Por ne fund drejtesia triumfon.. respekt per Vehbiun.
PërgjigjuMos mendo se nuk dihet e verteta. Vehbiu eshte rakacor pra eshte nga fisi i minorances serbe ne shkoder. Gjithe jeten e ti eshte spiun i angjentures serbe dhe kariera e ti ka qen gjithmone ne pozicione ku u ka sherbyer serbeve. Ka dhe shume te tjera por ta shkruajta kete qe ta dini mire se nuk jeni aq te padukshem sa mendoni dhe mos kujtoni se nuk dihem gjerat
LIND PYTJA, CA KA DASH TE FSHEH SUBJEKTI QE NUK KA KA BERW DEKLARIMIN E PASURIS, FIGURES DHE RITJES NE DETYRÊ. ??? KSHU QE NUK DIHET SA FLORI KA DHE KU I KA MÇEFUR KY PROFESIONISTI!?
Po ka vjedhur,por pse ta perjashtojne,eshte sistemi i karrieres qe eshte krijuar ne polici qe po nuk je hajdut nuk ngrihesh ne karriere,dhe rrjedhimisht bushati duhet te behej keshilltar i kryehajdutit.
PërgjigjuA duhet te jete ky perseri ne policin e Shtetit?
PërgjigjuDomethene ska rendesi nese ka vjedhur apo ka bere korrupsion, e bejme keshilltar te Rrumbullakut. Keta jane per tu varur te gjithe.
PërgjigjuHahaha. Opo talluni me kete popull more beni
Përgjigju