Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

EMRAT/ Vetingu rinis në shtator, gjyqtarët e prokurorët që u ‘dogjën’

8 Gusht 2018, 07:27| Përditesimi: 8 Gusht 2018, 08:45

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka ndërprerë procesin e verifikimit të grupit të parë prej 57 prokurorësh dhe gjyqtarësh, për shkak të pushimeve vjetore. Anëtarët e organeve të Vetingut kanë marrë një leje 3-javore, sipas Kodit të Punës.

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegji të Posaçëm të Apelimit do të rikthehen në detyrë në datën 28 gusht, ndërsa do të rinisin seancat dëgjimore me emrat e mbetur nga grupi i parë prioritar, në fillim të muajit shtator. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga muaji mars deri më 6 gusht kaloi në sitë 61 gjyqtarë dhe prokurorë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. 27 subjekte u konfirmuan në detyrë, 21 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan, ndërsa për 13 subjekte u ndërpre Vetingu për shkak të dorëheqjeve nga sistemi.

Në fillim të muajit shtator, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seanca dëgjimore edhe për gjashtë subjektet e fundit, pjesë e grupit të parë prioritar, për të vijuar më tej me kontrollin e grupit të dytë, me 108 prokurorë dhe gjyqtarë. Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte shkarkimi nga detyra i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit me burime të ligjshme të parave dhe pasurive të paluajtshme. Ky vendim mban datën 23 mars 2018.

Vendimi më i fundit i Komisionit mban datën 6 gusht 2018, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj. Në skanerin e trefishtë të Vetingut do të kalojnë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Ky proces, i pari i këtij lloji në Evropë, pritet të zgjasë pesë vite. Faza e parë e procesit mbart një rëndësi të madhe për shkak se është përcaktues për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. Faza e parë lidhet me konstituimin e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ngritja e këtyre dy organeve do t’i hapë rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Procesi i Vetingut vijon të sulmohet ashpër nga opozita shqiptare dhe një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk mundën të konfirmoheshin si pjesë e drejtësisë së re. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Brukselit shprehen se Vetingu në Shqipëri është një model suksesi, i cili duhet të ndiqet edhe nga vendet të tjera të Evropës.

Lista e dytë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar me anë të shortit një tjetër listë me 108 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme dhe krimin dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës së dytë janë edhe katër gjyqtarë, kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konkretisht Enton Dhimitri, Fatos Qato, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja.

Gjithashtu, shatë gjyqtarë dhe këshilltarë pranë gjykatave janë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila u boshatis për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Ata ajanë Ilir Mustafaj gjyqtar i Tiranës, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkodër, Rexhep Bekteshi Gjykata e Durrësit, Regleta Panajoti Gjykata e Tiranës, Valbona Bala ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi këshilltare në Gjykatën Kushtetuese dhe Elsa Toska këshilltare në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë e listës së dytë është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn.  

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar

Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar

Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar

Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar nga detyrë

Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet

Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

Gentjan Medja, Gjykata Administrative Shkalla e Parë

Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranë

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

Ilir Toska, Gjykata  e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit

Artur Malaj, Gjykata Administrative të Apelit

Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?