Politikë

(Vet)krahasimi i Metës me Aljenden ka shumë të meta…

20 Mars 2019, 15:11| Përditesimi: 20 Mars 2019, 15:17

  • Share

Gëzim Basha një studiues i njohur i letërsisë dhe shkencave politike, që jeton në SHBA, ka reaguar me një shënim të shkurtër, pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta për vetkrahasimin me Aljenden. 

Basha shkruan:

“Aljende vinte nga një familje e pasur por progresiste; braktisi luksin për t’u njësuar me popullin; ishte partizan i drejtësise dhe zbutjes së pabarazisë sociale.

Meta, në mënyre inverse, hyri në politikë për tu pasuruar. 

Me të ardhura që në perëndim konsiderohen nën nivelin e varfërise, braktisi mjerimin ekonomik për te pasur luksin e kompaundit privat në vendin më të varfër të Europës.

Aljende u rrëzua nga një juntë ushtarake dhe bëri vetvrasje ndërkohë qe aeroplanët vërtiteshin mbi presdencë.
Meta po e pret më kot juntën ngaqë Shqipëria sot nuk ka ushtri fare. Edhe hapsiren ajrore na e mbikqyrin dy aleatë të NATOS, Italia dhe Greqia.

Meta fli i qete.

Meta edhe mund të bejë vetvrasje por jo me AK-47. Kalloshnikovi është per burra. Like floriri mund te bëjë harakiri ose t’ja heqë kokës me një pagur alumini (mundësisht të mbushur me raki Skrapari.)
Për këtë variant nuk i duhet helmeta e presidentit Aljende.”

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci 24 k: 21/03/2019 00:20

    Gezim sic e ke emrin Gezime pac per jete E lexova shkrimin tend per krahasimin e vehtes se tij Ilir Meta Presidenti Shqiperise Fatkeqesisht ne ate detyrememe Salvadore Aljente per cestin e ketij te fundit se mund ta bej edhe Presidenti yne per hire te kombit Por Analiza juar i dashur Gezim argumentat e tua niveli juaj intelektual i lart i te Argumentuarit qe Ilir Meta ka disnivel me Aljenten nga “ Hidherimi” yne kaluam ne Gazmore

    Përgjigju
  • Sokoli: 20/03/2019 16:24

    O burra ,mos u vono ! Futi nje darke te mire, buzqesh pak me Moniken, leri testamentin per LSI-ne, leri dhe testamentin per sasine e floririt,sigurisht pjesen tende se te sajin e ka siguruar.Po mos harro dhe testamentin e vilave. Pasite besh kete futu ne nje nga 11 nevojtoret dhe beja baaaam. Te jesh i sigurt se populli do dali ne feste.....

    Përgjigju
  • Jgdeaob: 20/03/2019 15:39

    Bravo 1000000000. Te lumte shume bukur I je pergjogjur budallallikut te presidentit tone Te marresh vendim personal per jeten nuk u hyn ne Pune te tjereve e as nuk u thuhet perpara por ata qe e bejne lene dicka me shkrim Tu thuash perpara , e te krahasohesh me ate qe nuk te takon eshte trashesi Presidenti qe qenka I depresuar mund te kete arsye te tjera me te medha qe I eshte kujtuar vetvrasja ,ne doren e ti varet , po mos kujtojne se e nderon e zgjidh gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?