Kultura

“Vetmi vs fantazi”, ekspozita e parë e Xhelsina Petritajt! 16 punime në vetëm 5 muaj, të realizuara në akrilik

2 Gusht, 12:02| Përditesimi: 2 Gusht, 20:14

  • Share

Fillimisht e tërhequr, pa besim dhe dyshuese, Xhelsina Petritaj nuk kishte guxuar të hapte një ekspozitë me punët e saj. Por në fillim të këtij viti, diçka brenda saj ndryshoi dhe befas ajo ndjeu dëshirën të krijojë më tepër dhe të komunikojë me publikun. Tashmë ajo prezanton punët e saj në ekspozitën e saj të parë personale “Solitude vs Fanstasy” (Vetmia përballë Fantazisë) në Qendrën e Artit “Agimi”.

“E konsideroj rilindje artistike, sepse pikërisht posteri që kam vënë ‘cover’ të gjithë ekspozitës, është ai që është realizuar më 4 janar brenda natës dhe që më pas është pasur nga 16 punë të tjera në akrilik, të cilat janë pjesë e ekspozitës. Punimet janë të realizuara për pesë muaj në akrilik. Vetëm 3 punime në akrilik në letër janë të vitit 2023.”, - thotë artistja për "Report TV".

Për të gjetur këtë udhë komunikimi, Xhelsina falënderon disa kontribues të veçantë, mes të cilëve drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Librazhdit, qyteti i saj i lindjes, e cila e ndihmoi me publikimin e disa materialeve në shtypin italian, si dhe profesorin e saj në Universitetin e Arteve, piktorin Gazmend Leka, që thotë se për të është frymëzim.

Në punët e prezantuara, përveç eksplorimit të raportit mes trupit dhe shpirtit, ndjesisë së identiteteve të shthurura apo të ndrydhura, spikat protagonizmi i vetë Xhelsinës, në tentativë të gjetjes së siluetës të identitetit të saj të transformuar në konture të paqarta, të turbullta, por që ende mbetet gjallë. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 16 gusht.

B.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?