Vetmia nuk është vetëm dhimbje, mund të na mësojë që të jetojmë më mirë

8 Mars, 09:41| Përditesimi: 8 Mars, 09:42

  • Share

Të rinjtë e vuajnë vetminë e tyre prandaj shpesh u ulet edhe vetëvlerësimi ndaj vetes. Ky është hulumtimi i 83 intervistave realizuar nga pedagogia Micaela Castiglioni.

Është një gjendje e pashmangshme, vetmia mund të shkatërrojë, duke çuar në izolim dhe sëmundje. Por gjithashtu vetminë mund ta bëjmë një aleat tonin që të na ndihmojë dhe mësojë se si të jetojmë më mirë.

Edukohuni për të përjetuar vetminë

Njerëzit duhen të edukohen, të marrin mësime rreth vetmisë në çdo moshë dhe jo vetëm kur ata ndihen keq dhe e kanë të nevojshme për t’u konsultuar patjetër me një mjek.

Pse nuk duhet të keni frikë nga vetmia

Njerëzit zakonisht nuk duhet të shohin vetëm anët e këqija të vetmisë, por edhe avantazhet e saj. Vetmia mund të çojë në introspeksion, në zbulimin e gjërave të reja. Ne aftësohemi dhe ndërgjegjësohemi për të përballuar vështirësitë që na përball jeta.

Rrjete sociale

Një pjesë e madhe e njerëzve ndikohen shumë nga rrjetet sociale. Ata e krahasojnë veten me influencues të ndryshëm dhe me perfeksionin e tyre. Ky perfeksion ul vetëbesimin prandaj mundohuni që mos të krahasoni veten tuaj me asnjë.

Mendimi krijues

Shmangi vetminë duke qenë më shumë krijues.

Kurioziteti

Kurioziteti na shtyn të jemi të hapur ndaj jetës dhe përvojave të reja, pa e lënë veten të bllokohemi nga frika se mos ia dalim. Eksperimentoni gjëra të ndryshme, në vend që të mos provoni. Kreativiteti dhe kurioziteti janë faktorë mbrojtës ndaj vetmisë dhe në të njëjtën kohë kontribuojnë në zhvillimin e tyre, që në moshë të re.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?