Punonjës të Policisë së Shtetit

Kronikë

Shifrat zyrtare të Vettingut, 220 policë u dorëhoqën, dorëzuan formularët 98% 

10 Maj 2018, 14:49| Përditesimi: 10 Maj 2018, 14:57

  • Share

220 punonjës policie kanë vendosur të japin dorëheqjen duke mos iu nënshtruar procesit të Vettingut. Ministria e Brendshme bën me dije se të gjithë këta punonjës prej datës 8 maj nuk janë më pjesë e policisë së Shtetit. Sipas shifrave zyrtare 98% e policëve kanë dorëzuar formularët e Vettingut dhe tashmë do t'i nënshtrohen kontrollit. 

Në total, Policia e Shtetit ka 11 mijë punonjës ku 10 780 policë kanë dorëzuar formularët. Ndërsa policët që nuk kanë dorëzuar fare formularët janë 13 efektivë. 

Burime nga Ministria e Brendshme thanë se këta persona janë të arrestuar ose nën një masë tjetër shtrënguese të dhënë nga Gjykata. Mes atyre që si kanë dorëzuar fare formularët janë ish policët e Vlorës të shpallur në kërkim, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?