Xhezair Zaganjori

Vettingu/ Dosja e ankimimit: 18 arsyet pse duhet shkarkuar Xhezair Zaganjori

13 Tetor 2018, 07:13| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 15:21

  • Share

Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 46, datë 24.07.2018, vendosi të konfirmonte në detyrë Zaganjorin, pavarësisht disa pasaktësive në deklarimin e pasurisë, kontratave fiktive, mospagimit të taksave etj. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit. Ditën e djeshme, Komisioneri Publik zyrtarizoi ankimimin.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftim. Shqiptarja.com ka zbardhur dokumentin me 18 faqe të Komisionerit Publik, në të cilin rendit arsyet se pse duhet rrëzuar vendimi i KPK dhe shkarkuar nga detyra Xhezair Zaganjori. Komisioneri konteston vendimin e KPK për vlerësimin e Zaganjorit vetëm për kriterin e pasurisë.

Sipas Komisionerit Publik kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë kontrata fiktive, nuk ka paguar detyrimet tatimore, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë gjatë viteve, nuk justifikon shpenzimet me të ardhura të ligjshme etj. Sipas Komisionerit, Zaganjori, pas kalimit të barrës së provës, nuk ka vërtetuar dot të kundërtën e gjetjeve të Komisionit. Komisioneri Publik ka bërë edhe një përmbledhje të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë së Zaganjorit ndër vite në raport me deklaratën për llogari të Vetingut.

Arsyet sepse duhet shkarkuar Zaganjori sipas Komisionerit Publik
Komisioneri Publik konstaton se për sa i takon kriterit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, përfundimet e Komisionit nuk janë në pajtueshmëri me aktet dhe provat e administruara.

Subjekti nuk ka arritur të provojë me prova dhe shpjegime bindëse të kundërtën e rezultateve të hetimit.

Komisioneri Publik nuk pajtohet me sa parashtron dhe konkludon Komisioni5 lidhur me interpretimin e nenit D të Kushtetutës, ku ndërmjet të tjerash, në vendimin konkret arsyeton se “...mospagimi i detyrimeve fiskale pa vërtetuar paligjshmërinë e pasurisë, nuk mund të shërbejë si shkak për dhënien e masave disiplinore...”.

''18 arsyet pse duhet shkarkuar Xhezair Zaganjori''

Duke pasur në konsideratë se forcimi i sistemit fiskal të shtetit lidhet drejtpërdrejt me pagimin e taksave dhe tatimeve të vendosura me ligj të posaçëm, këto burime financiare të buxhetit të shtetit gëzojnë një mbrojtje të veçantë, duke parashikuar ligjvënësi mospagimin e taksave dhe tatimeve, edhe si figurë vepre penale, që prej vitit 1993.

Komisioneri Publik çmon se nuk ka bazë ligjore për të hequr nga objekti i kontrollit të pasurisë për qëllim të nenit D të aneksit të Kushtetutës (saktësia dhe mjaftueshmëria e deklarimit), shkelje të mundshme të kryera nga subjektet e rivlerësimit përgjatë viteve kur kanë bërë deklarimin periodik, pasi ato marrin vlerën e provës, ashtu sikurse ligji nr. 84/2016 e parashikon në nenin 32, pika 5 të tij, dhe, së bashku me provat e tjera, vlerësohet në tërësi me rrethanat e çështjes për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë.

Të pambështetur po ashtu e gjejmë vlerësimin e Komisionit, kur konkludon se në rastin konkret ka hapësira/boshllëk ligjor, të cilin subjekti e ka shfrytëzuar në favorin e tij nëpërmjet kontratave fiktive, duke shmangur pagesën e detyrimeve tatimore e duke kryer kështu evazion tatimor të ligjshëm, trajtuar gjerësisht në vijim të këtij ankimi.

Komisioneri Publik konstaton se pas kalimit të barrës së provës ndaj subjektit të rivlerësimit, pavarësisht mundësisë që ligji i njeh për të sjellë prova, shpjegimet e dhëna prej tij mbeten në nivel deklarativ, duke mos vërtetuar kështu të kundërtën e gjetjeve të Komisionit.

Në vështrim të këtij detyrimi ligjor, Komisioneri Publik çmon se konkluzioni përfundimtar i Komisionit se “...subjekti ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave të veta, si detyrim kryesor kushtetues i tij”, pas kalimit të barrës së provës, nuk i përgjigjet provave të administruara gjatë procesit të rivlerësimit.

Për Vetingun deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 293 m2, me vleftë 5,800,000 lekë, ndërtuar në vitin 1997. Në 2003 deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 +87 m2 ballkon, me vleftë 7.400.000 lekë, ndërtuar në gusht 1997.

Për Vetingun deklarohet: Dyqan me sipërfaqe 70 m2, në të njëjtin pallat me banimin, me vleftë 1,400,000 lekë, ndërtuar në vitin 1997. Pjesët takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: të ardhurat personale dhe qira. Në 2003 deklarohet: Bibliotekë me sipërfaqe 70 m2, në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,800.000 lekë. Pjesët takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: të ardhura personale.

Për Vetingun deklarohet: Bodrum me sipërfaqe 65 m2, në të njëjtin pallat me banimin, me vlerë 800,000 lekë. Në 2003 deklarohet: Bodrum me sipërfaqe 70 m2, në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,500,000 lekë.

Për Vetingun deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 15 m2 në të njëjtin pallat me banimin, me vlerë 400,000 lekë. Në 2003 deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 20 m2 në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,500,000 lekë.

Për Vetingun deklarohet: Apartament me sipërfaqe 81 m2, në vitin 2006, blerë për vleftën 32.000 USD. Në 2006 deklarohet: Apartament me sipërfaqe 81 m2, blerë për vleftën 32 000 USD, si dhe deklaron si burim të ardhurash të ligjshme (i) tërheqjen dhe mbylljen e llogarisë bankare në shumën 1.25 milionë lekë. Sa më sipër, referuar dhe pikës 2.11 të rekomandimit të ONM-së, Komisioneri Publik çmon se subjekti i rivlerësimit për këtë pasuri nuk ka paraqitur asnjë provë për të provuar tërheqjen e 16.000 USD.

Për qiratë e deklaruara për periudhën 2001 - 2003, subjekti ka paraqitur dokumentacion për të provuar pagesën e tatimit mbi të ardhurat e përfituara vetëm për vitin 2002.

Për qiratë e deklaruara për periudhën për vitet 2005 - 2006, subjekti paguar detyrimeve tatimore vetëm për vitin 2006.

Për shkollimin e të birit në Angli, në deklaratën vjetore të interesave privatë të vitit 2010, subjekti deklaron pagesën në shumën 12.500 paund. Ndërkohë, gjatë hetimit administrativ, subjekti rezulton të ketë ndryshuar vlerën e deklaruar në shumën prej 17.386 paund.

Në vitin 2011, subjekti ka deklaruar pagesën për shkollimin e të birit  në shumën 13.200 paund. Në përgjigjet e pyetësorëve të datës 1 mars 2018, deklaron si shpenzim për vitin 2011 në shumën prej 20.565 paund.

Nga analiza financiare, rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet vjetore për vitet 2011, 2012 dhe 2014.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 13/10/2018 23:14

    Dy standarte perdoren ne veting ? Ketij i duhet sekuestruar pasuria .Ky eshte per me burg

    Përgjigju
  • Lissius: 13/10/2018 18:42

    Per kete debil thone shume Se eshte i afte profesionalisht. Se kuptoj Se Cfare njesie matese perdoret per matur profesionlizmin e tij Kur ky nuk i lexon fare dosjet e atyre qe spaguajne rryshfet

    Përgjigju
  • ZAGAR-njori: 13/10/2018 16:50

    Ky PLEHRÈ e PADREJTÈSISÈ sè PLEPAVE èshtè shembulli mè i ndyrè pèr Drejtèsinè e RE ! KY Krye HAJDUT , qè bèn si i "URTÈ" duhet tè shkoj prapa hekurave , dhe ti SEKUHESTROHET gjithçka, sa mè parè .

    Përgjigju
  • Dauti: 13/10/2018 12:23

    Po u konfirmua gjykates ky hajdut me cizme, vafte ne djall reforma

    Përgjigju
  • Populli: 13/10/2018 07:58

    Ti sekuestrohet pasuria dhe te shkoj prapa hekurave per vjedhjet qe ka bere ky hajdut

    Përgjigju
    • berdica: 13/10/2018 13:54

      albanistani drejt zhvillimit dhe modrenizimit te pergjitjshem . veni i shqiponjave po ecen me hap luftarak drejt fitoreve te reja

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?