Bashkim Dedja

Vettingu e certifikoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, shtyhet vendimi për kreun e Kushtetueses

13 Dhjetor 2018, 19:23| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 19:25

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kërkoi edhe 4 ditë kohë për të zbardhur vendimin për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ai është konfirmuar më herët në detyrë nga Vettingu, por komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin e tij për mosjustifikim pasurie.

Sipas ankimimit Dedja ka problem me deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur. Sipas Komisionerit Publik, ai nuk justifikon plotësisht të ardhurat për një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 146.14 metra katrorë.

Dyshohet për fshehje pronësie të një apartamenti 60 metra katrorë në Golem, Kavajë dhe nuk justifikon të ardhurat për blerjen e 2000 metrave katrorë tokë në fshatin Arë. Vendimi i parashikuar për sot u shty për në datë 17 dhjetor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?