Ish-gjyqtarja Enkeleda Kapedani dhe disa nga fotot e postuara prej saj në rrjetin social

Kronikë

Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë

12 Mars, 19:06| Përditesimi: 12 Mars, 19:10

  • Share

Një tjetër magjistrat nxirret përfundimisht nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot (12 mars) lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, që kishte dhënë Vettingu i shkallës së parë të KPK.

Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana Shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë dhe u konstatua se me veprimet e saj kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara prej magjistrates në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin, duke kënduar këngën ‘Mafia’.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?