Ish-gjyqtarja e shkarkuar nga KPA, Klorinda Çela (në rreth)

Kronikë

Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri

31 Janar, 10:32| Përditesimi: 31 Janar, 10:46

  • Share

Tiranë- Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Klorinda Çela, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK-së, i marrë më 28 Tetor 2021.

Magjistratja u gjet me problematika serioze në kriterin e pasurisë, deri në shifrën 500 mijë euro në të zezë dhe e pajustifikuar dot me barrën e provës. 

Ish-magjistratja kishte bërë ankimim në shkallën e dytë që në muajin janar të vitit 2022 dhe dje (30 janar) është shpallur vendimi duke e shkarkuar përfundimisht nga detyra.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 1/2022, datë 05.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 464, datë 28.10.2021”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, trupa gjykuese vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 464, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Edhe bashkëshorti gjyqtar, Ken Dhima, u shkarkua për 600 mijë euro pasuri, Klorinda Çela u denoncua më 2021 nga Ministriia e Drejtësisë për tjetërsimin e tokës së Gardës së Republikës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?