Vettingu i policisë përfundon në gjykatë! Ish-drejtuesit e SHÇBA-së dhe gardistët kërkojnë rikthimin në detyrë

6 Dhjetor 2020, 11:18| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 13:04

  • Share

TIRANË- Vettingu në Policinë e Shtetit, i cili deri më tani ka përjashtuar nga radhët e uniformave blu mbi 10 efektivë të cilët janë gjetur të papërshtatshëm për pasurinë, integritetin moral e profesional, përfundon në gjykatë.

Në Gjykatën Administrative janë regjistruar pesë padi të cilat kërkojnë të shfuqizojnë vendimet për përjashtimin e policëve nga detyra me argumentin se ka qenë një hetim administrativ jo i drejtë.

Referuar gjykatës ndër paditë e regjistruara janë ajo e Oltion Shehu, ish-Shef i Sektorit të Trajtimit të Ankesave në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA, Tiranë i cili është shkarkuar në nëntor të vitit 2019.

Ndër argumentet e Vettingut në polici për përjashtimin e Shehut ishte mungesa e eksperiencës për të drejtuar sektorin e SHÇBA-s.

Një tjetër padi e depozituar është ajo e  Andi Likaj i cili kërkon që Vettingun ndaj tij të mos e bëj Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por SHÇBA-ja në një fazë të dytë.

Padia e kryepolicit Xhevahir Karaj depozituar në gjykatë kërkon që Vettingu për të të ndalet dhe të detyrohet komisioni të mbyllë hetimin e nisur ndaj tij pa vendim. Së fundmi Karaj ka qenë edhe drejtues i lartë në radhët e bluve pranë drejtorisë së kufirit.

Edmond Papaj nga radhët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, struktura e cila heton sjelljet e policisë po ashtu kërkon rikthimin në detyrë pasi është përjashtuar.

Aktualisht, Gjykata Administrative në shkallë të parë ka marrë dy vendime duke lënë në fuqi shkarkimet, por ende ato s'janë zbardhur.

Përballja e Vettingut të policisë në Gjykatë pritet të ndodh edhe për dy figura të larta të Policisë dhe Gardës së Republikës mes tyre Arben Frashëri dhe ish numrin dy të Gardës së Republikës, Besim Shabani.

Të dy këta zyrtarë u shkarkuan me argumentin se nuk justifikonin pasurinë dhe huatë e marra nga të afërmit për blerje apartamenti.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Specialist te Vetingu: 06/12/2020 12:03

    Te gjithe ata qe se kane kalu vetingut ne garde e polici kane qene hallexhinj Dhe ngelen qe mos ngelnin shefat e tyre! Ato qe e kaluan kane nga 2-3 pasaporta e vila ne austri e shqiperi Dhe shikojni cdo dite e nate ca jete bejne dhe ku i kane femijet me shkolla! Plera , ishalla me e keqja ju ardhte, se keni bere 100 gjynahe. Vdekje fashizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?